Misioni i Muhamedit a.s: “Kumtoju njerëzve atë që të shpallet”!

Duke mos lexuar Kuranin dhe Fjalët e Zotit të shkruara në te, shumë prej njohësve të fesë kanë prodhuar pasues që mësimet Islame i ndjekin pa u argumentuar në Kuran.
Disa edhe ju përshtatet të prodhojnë ndjekës që kanë pak njohuri dhe të cilët besojnë menjëherë, vetëm u thua ka thënë Zoti dhe ka thënë i dërguari, kjo mjafton të besojnë menjëherë pa shfletuar tutje.
Secili nga pjesëtarët e besimit Islam është mirë të ketë qartë rangun e secilit dhe të kuptoj esencën e fesë dhe besimit.
Fjala e një studiuesi të fesë nuk është Kuran, nuk është citat e as Fjalë e Zotit. Keqkuptimet mbi fenë Islame sot kanë lindur si rezultat i tendencës së ekstremistëve që të paraqesin fjalën e tyre si Kuran. Në këtë mënyrë ata duan të jenë në vëmendje dhe të prodhojnë pasues të verbër të Islamit, e pasimi i verbër dërgon në hipokrizi dhe jo qëndrueshmëri në besim dhe vlera njerëzore.
Zoti i Madh, në Kuran ka qartësuar rolin dhe misionin e të dërguarit të Tij, Muhamedit a.,s;
“(Ti Muhamed) Detyrë e jotja është t’u kumtosh njerëzve atë që të shpallet”.
“Dhe ky Kur ‘an më është shpallur mua për t’ ju paralajmëruar për këtë dhe për ata që e arrijnë atë”.
Pra mision dhe detyrë e Muhamedit a.s. është që ajo që i vie nga Zoti, shpallje, t’ua kumtojë njerëzve dhe është në vullnetin e tyre te pranojnë ose jo.
Poashtu Zoti Lbrin e Tij e ka quajtur HADITH: “ Ne të kemi dhënë ty Hadithin (Fjalën) t’u kumtosh njerëvze”.
E shohim në këto dhe shumë citate tjera ku i Madhi Zot e ka bërë të qartë rolin dhe misionin e Muhamedit a.s si i dërguar, kurse të mos harrojmë ai ishte i zgjedhuri i Krijuesit, që iu dha shpallja, iu besua atij kumtimi i saj.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 5