Mirupafshim diasporë, e mos e harroni vendlindjen

Diasporës që erdhën për të vizituar vendlindjen dhe familjet e tyre, tashmë u erdhi koha që të kthehen në vendet e mërgimit prej nga vijnë. Një muaj i pushimit qe shumë i shkurtë për t’u çmallur familjarët me njëri-tjetrin. Këtë vit rastisi që gjatë kohës së pushimeve të ishte edhe festa e Kurban Bajramit.
Kjo festë ishte rast i mirë i bashkimit të familjarëve dhe miqve që nuk janë takuar një kohë të gjatë. Vizitat për tek njëri-tjetri janë vlerë që ne shqiptarët duhet ta kultivojmë gjithnjë. Sidomos fëmijët e diasporës sonë, ata duhen njoftuar sa më shumë me familjarët dhe farefisin e tyre në Kosovë.

Diaspora jonë gjithmonë kanë qenë krenaria e kombit shqiptar. Disa nga figurat më të njohur të veprimtarëve të çështjes kombëtare nga periudha e rilindjes kanë vepruar nga mërgata.
Ndihmat e formave të ndryshme nga diaspora, asnjëherë nuk kanë munguar pë vendlindjen dhe popullin. Mërgimtarët tanë duhet që me xhelozi t’i ruajnë traditat dhe vlerat kombëtare, shqiptare. Fëmijëve u duhen mësuar gjuha, kultura dhe tradita jonë. Andaj porosia jonë për vëllezërit tanë në diasporë është: duajeni vendin dhe kombin, mos e harroni vendlindjen, mos e harroni gjuhën dhe traditën, dhe mos ia ktheni kurrë shpinën trojeve tona që na u lanë amanet nga të parët tanë, dhe nga dëshmorët e kombit.
Diasporë e nderuar, ne ju përshendesim. Deri në vizitën dhe takimin tonë të radhës, qofshi në kujdesin dhe mëshirën e Zotit të Madhërishëm. /Editorial – Foltash /

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 6 = 3