Mirru me punët e vendit tënd

Çfarë të bëjmë në shqiptarët më parë, t’i rregullojmë çështjet dhe punët tona apo të mirremi dhe të pozicionohemi në krahë të luftërave të huaja. Kush duhet të orientojë këtë popull drejt zhvillimit, arsimimit dhe edukimit.

Të rinjtë dhe të rejat tona, nuk mund t’i shohim si vazal dhe shërbëtorë apo pjesëmarrës të luftës, zjarrit dhe krimit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësinë e pjesëmarrjes së të rinjëve tanë në ato vende që aktualisht janë të përfshira në konflikte të brendshme. Siria, Jemeni, Libia, Iraku, Egjipti dhe konflikti arabo-iranian janë çështje të brendshme të tyre.

Ne lutemi që bota të jetojë në paqe dhe stabilitet, por ne nuk jemi faktor që të mbështesim thirrjet e disave për t’u marrë me këto probleme shekullore në ato vende. Ne nuk mund të përqendrohemi në problemet globale. Bota arabe, qeveritë e tyre dhe kombi arab kanë traditë të qytetëruar dhe nuk mendojmë që kanë nevojë për ndihmën e një populli që sapo ka dal nga robëria dhe po konsolidon veten.

Problemet atje janë aq të thella dhe të gjata saqë edhe ata vet tanimë janë në dilema. Rolin përgjegjës e kanë dijetarët e tyre, akademitë, universitetet dhe ligjëruesit. Ata kanë për detyrë të ndalin vrasjet, luftërat dhe konfliktet por edhe të kërkojnë nga muslimanët jo-arab që most ë jenë pjesë e krizave të tyre. Ne duhet të punojmë dhe të zhvillojmë vendin tone. Ne duhet të kultivojmë vlerat tona edhe të besimit, edhe të traditës së ndritur. Ne nuk mund të pranojmë me asnjë çmim që ambientin e dhunës ta përqafojmë si komb dhe si musliman.

Ne jetojmë në hapësirën e Evropës dhe si musliman të këtyre hapësirave duhet të shërbejmë shembull për zhvillim, dije,tolerancë, përparim dhe të synojmë të bëhemi konkurrent të dijes dhe progresit. Evropa dhe bota përparimtare të këtillë do të na çmojë dhe do t’i njoh këto vlera.
/FOLTASH /

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

61 − 54 =