Miqësia është një zemër që jeton në dy trupa të ndryshëm..!

Gjithashtu, edhe nga studimet e bëra, del si përfundim se miqësia ndihmon edhe në uljen e depresionit, e ndihmon njerëzit të jetojnë një jetë më të qetë. Është një zjarr që nuk shuhet kurrë, por që mbanë të ndezur shumë vlera dhe virtyte.

Cilat janë ato vlera?

Vlerat që mbajnë gjallë dhe të vazhdueshme miqësinë janë: dashuria, besimi, ndershmëria, respekti. Derisa dikush na zgjedh si mik/e ka një arsye pasi beson në ndershmërinë tënde.

Miqësia është një nga eksperiencat më të bukura që ofron jeta, është ajo që lind nga zemra e nuk njeh zili, është një marrëdhënie që plotëson, jep vlerë dhe mbi të gjitha jep shpresë e mbështetje në momente gëzimi e trishtimi.

Foltash, portal kunder ekstremizmit dhe radikalizmit te dhunshem ne vend..!

Miqësia është rritje. E që kjo të qëndrojë në rritje të vazhdueshme është e nevojshme të ushqehet me respekt reciprok. Kur krijojmë miqësi jo vetëm që mësojmë më tepër për të tjerët, por mund të mësojmë më shumë edhe për veten.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 4 =