Mijëra student mësonin hadithin për pastërti, mirëpo në institut nuk gjeta vend të pastërt për t’i pastruar duart..!

Prof. Dr. Mehmet GÖRMEZ

Në Pakistan vizitova një institut të hadithit. Mijëra studentë po memorizonin një hadith të Ebu Davudit në lidhje me taharetin (pastrimin) dhe po lexonin me përkushtimin më të madh. Megjithatë, në institut nuk gjeta një vend të pastër për të marrë avdes.

Në vendin e caktuar për marrjen e abdesit, gjithandej luhateshin misvakë. U tmerrova.

Gjatë haxhit, teksa po i bëja një fotografi vajzës sime, erdhën disa policë, më morën aparatin, e hoqën filmin dhe e hodhën. I pyeta se pse e bënë një gjë të tillë. Më thanë se është haram dhe se për këtë ka hadith. “A është secila fotografi haram?” – i pyeta. “Po!”- më thanë. Atëherë e nxora një rijal nga xhepi dhe ua tregova fotografinë e Mbretit Fahd.. “Kjo është diçka tjetër.” – më thanë.

• Hadithi dhe suneti nuk janë imitim dhe kopjim. Janë çështje e bindjes ndaj Pejgamberit. Nuk ka vlerë të imitosh formësisht.

• Shkencërisht është e pavlefshme që personat e pakualifikuar për ta vlerësuar hadithin dhe sunetin si pjesë e korpusit të tyre të bëjnë një vlerësim të tillë.

• Me lehtësimin e qasjes në informacion dhe me ndikimin e mundësive digjitale, është krijuar një fikh i rrugës. Madje edhe akademikët tanimë po bëjnë komente dhe vlerësime nën ndikimin e rrugës.

• I Dërguari nuk duhet identifikuar me transmetimin dhe transmetuesit.

• Hadithet janë memoria tre shekullore e historisë së Islamit. Aty gjeni Pejgamberi, ashabët, tabiinët, ngjarje, vendqëndrimet e tyre dhe aktivitete shoqërore. Kjo është përmbledhje madhështore. Ne humbim memorien tonë nëse e përjashtojmë hadithin.

• Por, vlerësimi i haditheve pa mësuar metodën (usulin) e hadithit është i gabuar. Kemi problem serioz të “usulit” (metodologjisë)

• ISIS-i lindi nga hadithet e shpikura.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

55 + = 64