Mëshira është e gjerë kurse dënimi është i ngushtë

Veprimet e egra të ISIS-it bën që shumë musliman të habiten nga ajo që kishin mësuar për fenë e tyre. Duke i parë se si vrisnin, djegnin për së gjalli, rrëmbenin etj. Disa u ndien keq, disa të tjerë këto vepra i pritën me mirëseardhje sepse në to shihnin zbatimin e sheriatit islam. Kështu që shumë prej neve u ndien të akuzuar në një mënyrë apo tjetër dhe u munduan të mohojnë dyshimet e ngritura ndaj Islamit. Krahas skenës së trishtueshme, prapë mund të themi se nga një dëm mund të del dobia. Ndoshta ka ardhur koha që ta hapim kapakun nga një pjesë e islamit të trashëguar, që përqafuesit e saj po i ofrojnë botës një model të terrorizmit në emër të islamit. Kjo ndoshta hap rrugën para muslimanëve që ta hulumtojnë fenë e tyre, duke e thyer këtë shabllon të paprekshëm, qoftë ai shabllon i Imam Shafiut apo i Imam Buhariut apo i Sujutiut apo qoftë edhe i ndonjë burri fetarë më të afërt. Kur e botova librin tim të parë “libri dhe Kurani” në vitin 1990, u prit me një sulm të furishëm nga institucioni fetar.Disa i ndaluan pasuesit e tyre nga leximi i librit. Më akuzuan nga më të ndryshmet, sikur edhe u shkruan shumë libra për ta demantuar atë. Shumë nga demantimet e tyre u bazuan në burime të trashëguara që konsiderohen të pa prekshme, dhe kështu u bëmë dy taborë të kundërta. Hulumtimi që mbështetet në transmetime, jep rezultate të ndryshme nga hulumtimi që mbështetet në logjikë. Ky armiqësim dhe kundërshtim vazhdoi deri në ditët tona të sotme. Kjo nuk po ndodhë vetëm me mua por, me çdonjërin që bazohet në logjik në studimin e Islamit. Kush merr guximin me kritiku Buhariun ose Ibën Këthirin, apo me debatue rreth autenticitetit të asaj që kanë shkruar këta dy, ai konsiderohet i pa fe që nuk duhet të merret feja nga ai, edhe pse ka shumë intelektual në botën arabe që kanë hulumtuar islamin bashkëkohorë, dhe kanë bërë thirrje për ndryshime, disa prej tyre kjo ju ka kushtuar me jetë. Zëri ynë është i dobët përballë zërit të trashëguar që mbështetet në atë çka ka ardhur nga baballarët. E sot ata që mbrojnë Islamin, po kërkojnë dalje nga gjendja e tanishme. Kjo ka shtyrë shumë muslimanë që të pyesin rreth autenticitetit të asaj që kanë nga e kaluara e trashëguar. Daishi- ISIS, për çdo veprat e tij, mbështetet në librat amë të jurispudencës Islame, të njëjtat libra në të cilat mbështetet Ez’hari dhe Kumi. Nëse kjo konsiderohet Islam mesatar, atëherë shtrohet pyetja: a qëndron problemi te Islami apo tek muslimanët? Nëse kjo gjendje e muslimanëve përfaqëson Islamin, kjo do të thotë që jemi para një problemi të madh që nuk ka me përfundue me përfundimin e Isisit apo simotrat e tij. Atëherë si do ta kuptojmë fjalën e Lartëmadhërishmit: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve”. (ale-Imran: 110). Shpesh dëgjojmë që Islami në vendet e Shamit, është Islam mesatar që nuk ka asnjë vërejtje, në të nuk ka vrasje, therje apo terrorizëm. Nga këtu u shfaq habia me atë çka po bëhet në emër të Islamit. Them: po, është Islam mesatar ngase personi fetar e merr nga feja atë që i përshtat atij dhe qeverisë, pjesën tjetër e le. Islami i tij është mesatar përderisa ai nuk ka në dorë fuqinë, nëse e fiton behet Isis. Dua të theksoj këtu se në shekullin 19 dhe fillimin e shek.. 20, u shfaqen thirrjet për përtëritjen e Islamit, nga intelektual të mëdhenj si “Xhemaludin Afgani” dhe “Muhamed Abdo”, mirëpo këto lëvizje mbetën peng i normave të njëjta që u mbështetën në to juristët e shekullit të 9. Rregulla që u ngritën mbi shenjtërinë e pa bazë, rreth çdo gjë që ka të bëjë veçanërisht me fjalët dhe veprat e sahabëve (r.a.), duke e ndalur kështu ixhtihadin-përpjekjet maksimale të logjikës rreth çështjeve fetare vetëm në kohën e tyre. Kështu pas vendosjes së rregullave të jurispodencës që u ndërlidhen me shtetin islam përmes kontekstit historik të tij, të lidhur me persona të posaçëm në vend që të transferohet në institucione. Pasojat e secilës po i vuajmë edhe sot ne, duke mos iu dhënë institucionit gjyqësorë dhe atij legjislativ pavarësinë nga ai qeverisës. Krejt kjo na jep një përshtypje se ajo çka lexojmë rreth qeverisjes së kaluar të brezat e parë, të na duket sikur një serial filimi vetëm e jo më tepër! E posa u zgjuan popujt nga gjumi, e gjetën vetën e tyre nën hijen e shtypjes politike, pa institucione shtetërore të pavarura. Edhe sot vuan nga këto dy gjëra: ose qeverisje me tirani, ose lëvizje që duan ta kthejnë kohën mbrapa në shekullin e 9-të. Institucioni i despotizmit politik nuk është i ri tek ne, por daton nga koha e dinastisë së emevitëve, dhe u sforcua deri tek ditët tona. Duke filluar nga koncepti që i dhanë “kaderit” duke e bërë individin të i nënshtrohet sunduesit sepse ky është caktim i Allahut xh.sh. deri tek zhytja e qytetarëve në çështjet e adhurimit, namazit, zeqatat abdesit duke e lënë anash konceptet tjera siç janë: koncepti i lirisë, qoftë ai i lirisë personale apo qoftë i lirisë në mendim. Kështu u ngulit në mendjen e muslimanit që nëse bëhet lëshi

met e besimtarëve në çdo hap, dhe i dërgon melaqet e Tij, për t’i torturuar në varr. Kështu u shtrembërua kuptimi i fesë dhe mori një kahje tjetër nga ajo për të cilën kishte ardhur. Duke pasur parasysh që koncepti i “kaderit” në Kuranin famëlartë ndryshon plotësisht nga ajo që ka ardhur tek ne. Allahu xh.sh. sa herë e përmend zjarrin e përmendë me të edhe Xhenetin, sa herë që e përmendë dënimin me të e përmendë edhe mëshirën dhe mëshira është e gjerë kurse dënimi është i ngushtë. I Lartëmadhërishmi në Kuran thotë: “”Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send”. (el-Earaf: 156). Ne sot lexojmë fjalën e Lartëmadhërishmit: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. (El-Enbija:107). Dhe e pyesim: ku është mëshira dhe internacionaliteti në misionin/shpalljen e Muhamedit? A është në mbytjen e renegatit? Apo është në djegien e njerëzve persë gjalli dhe skllavërimin e grave? Për fat të keq të gjitha këto vepra mbështeten në tekste që u shkruan dy shekuj më vonë pas Muhamedit a.s. edhe pse ai ndaloi që të shkruhen fjalët e tij për shkaqe të shumta që do t’ua afroj si në vijim:

a) Kurani është baza e Islamit dhe shtylla e tij kurrizore.
b) Bindja ndaj Pejgamberit do të thotë bindje ndaj shpalljes së tij, e kjo shpallje gjendet në Kuran.
c) Gjërat të cilat Allahu i ka urdhëruar njerëzit të i binden Pejgamberit, janë ritualet si namazi, zeqati të cilat ua ka mësuar pejgamberi njerëzve dhe i ka praktikuar para tyre. Të cilat na kanë ardhur në mënyrë autentike përmes praktikës kolektive. Megjithatë, shkenca e hadithit është bë shkencë në vetë, duke i mvesh Muhamedit a.s. fjalë dhe vepra që nuk janë të vërteta, dhe duke dëmtuar kështu imazhin e tij si pejgamber. Këto hadithe u morën si bazë për ta rregulluar jetën e besimtarëve, duke harruar që edhe nëse janë të vërteta këto haditha prapë duhet pasur parasysh këto pozita që duhet të dallohen mes vete në lidhje me personalitetin e Muhamedit a.s. . Muhamedi njeri, është person që ha e pi, e bën gjumë. Ne nuk detyrohemi që ta pëlqejmë atë që e pëlqeu ai nga ushqimet, apo të mos e pëlqejmë atë që nuk e pëlqeu ai nga to, e ta veshim atë qe e veshi ai. ndërsa sa i përket Muhamedit si i dërguar ne duhet të i bindemi atij në këtë mekam. Nëse besojmë që Kurani fisnik është libër i shenjt nga Allahu, që vlen për çdo kohë dhe çdo vende, atëherë jemi të detyruar që ta ndjekim atë që ka ardhur në të, duke e lexuar me syrin e sotëm, në përshtatje me begrondin e njohurive që i kemi sot, e jo sipas njohurive të shekullit të VII-të. Dhe duhet ta vëmë para syve faktin që Allahu i Lartëmadhërishmi na ka njoftu në Kuran se vetëm në të dhe përmes tij gjendet përsosmëria e Fesë dhe plotësimin e dhuntisë. Kështu që nuk ka nevojë që të frikësohemi nga Ai e as që të frikësohemi për të. Le ta nxjerrim nga Ai mëshirën që i mbulon të gjithë banorët e tokës prej Tokios e deri në Los Anxhelos. Dhe ta kuptojmë Islamin ashtu siç e ka dërguar Allahu, e jo siç e kanë lexuar disa juristë dhe shtresa e daishit-isisit.

Autor : Muhamed Shahrour

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 56 = 58