Mërgimtarë, mësojuni fëmijëve gjuhën amtare Shqipe

Ardhja në vendlindje e mërgimtarëve përbën dëshminë dhe provën më të gjallë për njësinë tonë identitare si shqiptarë.

I Dërguari a.s. duke dëshiruar që një njeri të ishte shpërblyer edhe më shumë, ishte shprehur: ‎يا له لو مات غريبا “Sikur të vdiste si mërgimtar!” Gjithashtu ai a.s. na ka treguar se, kur vdes një mërgimtar, i matet largësia me vendlindjen dhe për aq i zgjerohet varri.

Megjithatë, në lidhje me mërgimtarët, duhet të jepen dy vërejtje:

E para për ne që kujtojmë se ruajtja e mërgimtarëve është diçka e vetvetishme dhe nuk ka nevojë të ndërmerren hapa mbështetës nga qeveria, nga shoqëria cilvile, nga…. Sot modeli i njeriut po ndërtohet thuajse vetëm me program. Sa më shumë, në dukje, liri, aq më shumë, në të vërtetë, shtrëngim për të mos u formuar çlirët njerëzit.
E dyta për këtë që dëgjojmë se disa mërgimtarë, sado të paktë që janë, kanë nisur të mos “ua mësojnë” fëmijëve gjuhën amtare. Kjo përbën shkelje të amanetit të madh dhe duhet të mos tolerohet.

/Ilmi Rexhepi/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

21 − = 11