Mendoja që njerëzit i kanë në dorë çelësat e parajsës ( xhenetit)

Kur isha i vogël merrja mësimet e para nga të vetquajturit “islamist” e të cilët na mësonin se të gjithë janë kundër nesh dhe ne duhet të jemi kundër të gjithëve. Ne merrnim mësimet duke e konsideruar veten si viktima të luftës kundër nesh e cila pothuajse nuk ekzistonte. Na mësuan se gjithqka që del jashtë porosive të hoxhëve është kundër Kur’anit dhe Islamit. Kjo ishte një ndjellë e dashakeqësisë dhe disfatizmit. Duke llogarit veten viktimë, që në vegjëli ne mësuam se ne muslimanët jemi disfatistë. Ne mësuam që në vegjëli se fetë tjera, ideologjite, librat, shkrimtarët dhe poetët etj, të gjithë janë të humbur dhe jane të padobishëm. Porosia ishte e qartë; Muslimani duhet të dëgjoj vetëm ate që thotë “hoxha”. Nuk guxonim të kujtonim sportin, artin, shkencën, logjikën… Asgjë tjetër, vetëm ” hoxhën” Kështu na bindën dhe na mësuan. Gjithqka që është jashtë mendimeve tona është humbje dhe duhet luftuar. Ndihesha i turpëruar sesi besoja që vrasja e të pafajshmëve është vepër e mirë. I turpëruar sesi bëja dallime midis njerëzve për disa kisha bindje se janë xhennetli e për disa se do jenë në zjarr. Me kalimin e viteve e kuptova se njeriu nuk guxon të jetë pesimist, e kuptova që Kur’ani nuk thotë kështu por e thotë të kundërtën e asaj që ne e kishim mësuar në vegjëli. E kuptova se të llogaritësh veten viktimë, është hapi i parë i pranimit të disfatës. E kuptova që edhe një bujk, fshatarë, pushtetarë, gazetar, shkrimtar dhe poet, mund të jetë besimtar dhe njeri i devotshëm. E kuptova që Islami është për të gjithë dhe i të gjithëve. Islami na mëson dialogun, mirëkuptimin dhe afrimin me njerëz. Tanimë e kam të ditur se urrejtja ndaj tjerëve nuk është adhurim nda Zotit por është shkelje e fjalës së Tij. Kam besuar që Islami dhe xhenneti janë pronë e mësuesve të fesë. Nuk ishte ashtu. Lexojeni dhe mësojeni Kur’anin. Është ndryshe nga ajo që ne menduam!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

74 − = 69