MENDIMI MBI TEKSTIN NUK ËSHTË TEKSTI

Kuptimi i individit mbi tekstin fetar nuk është i shenjtë e as Hyjnorë
Ja pikërisht është një nga elementet kryesore të shfaqjes së përplasjeve të thella mbi fenë Islame të kuptuarit e tekstit. Jo të gjithë e kuptojnë ajetin Kuranor njësoj. Shumë e pothuajse të gjithë e kanë trurin ndryshe nga tjetri dhe për këtë arsye edhe kemi deklarime shumëkuptimshme të fesë.
Teksti në Kuran është i shenjtë dhe Hyjnorë sepse është shpallje nga Zoti, por të kuptuarit nga njeriu të tekstit nuk është as i shenjtë e as Hyjnorë.
Feja nuk bëhet Hyjnore me të kuptuarin e njeriut sepse jo të gjithë e kuptojnë njësoj. Por edhe të thuash se ky apo ai citat Kuranor, ka qëllim këtë e atë nuk do të thotë se është i saktë.
Ka të atillë që shkojnë edhe më larg e më keq, kur pas citimit të citatit Kuranor thonë: “ Zoti me këtë ajet e pas patur këtë qëllim…” Nga e di njeriu se cili ishte qëllimi i Zotit?
Përse të thuash Zoti ka këtë qëllim dhe këtë synim, kur ne nuk e kemi as më të voglën mundësi të dimë se çfarë do Zoti. Për këtë arsye rikthimi te teksti i qartë dhe një kuptimesh është domosdoshmëri.
Popujt e besimit Islam që nuk janë arab, e kanë të vështirë të merren me analizën gjuhësore dhe të rregullave të gjuhës arabe rreth një teksti që në gjuhën arabe ka shumë kuptime.
Le të merren letrarët arab me ato çështje gjuhësore e tjerët le t’i kthehen tekstit një kuptimesh.
Të kuptuarit e çdo gjëje ndryshon nga bendi në vend e nga koha në kohë. Në kohën e Muhamedit a.s. ithtarët e tij e kuptuan Kurani ndryshe sepse rrethanat e atëhershme nuk janë të sotme.
Sot rikthimi dhe kujdesi duhet të jenë gjithsesi në kontekstin gjeneralë Kuranor që është Besimi, adhurimi, dija, puna edukata dhe morali. Çështjet tjera mbesin mendime e mendimet e kujtdo qofshin mbi tekstin nuk janë teksti. #foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 1