Më shumë po flasin disa për fenë sesa që ka folur shpallja (Kur’ani)

Poqese analizojmë me kujdes dhe vështrim maksimal çështjen e literaturës fetare Islame me autor të ndryshëm dhe të shumtë të të gjitha kohërave,në njërën anë, dhe Kur’anin si shpallje e Zotit, Libër me 114 kaptina dhe mbi 6000 ajete, atëherë ne do të mahniteshim sesa minimal është shpallja në krahasim me ata që flasin mbi vet shpalljen (Kur’anin).Qindra dhe mijëra e miliona faqe janë shkruar vetëm rreth çështjes së pastërtisë e që është qëllim abdesi dhe llojet e ujërave që duhet t’i përdorim për abdest. Ndërsa vet Kur’ani këtë e ka sqaruar në pak fjalë duke qartësuar pastrimin e fytyrës, duarve gjer në bërryla, kokën dhe këmbët, si obligime për abdes. Apo të shkruhen qindra mijëra faqe mbi ate se si duhet të ecim, të pimë dhe të ngrejë e me cilën dorë dhe cilën këmbë të lëvizim. Kjo është edhe më absurd i llojit të vet, kuqja në çështje që nuk ka folur shpallja është kyçje dhe debat i kotë dhe i pavlerë si dhe i dëmshëm dhe largim nga bërthama e shpalljes ndalesat në Kur’an janë të kufizuara, ndërsa lejesat janë të shumta. Në fjalët, shkrimet dhe librat voluminoz në të gjitha kohërat, ndalesat na dalin të jenë me qindra dhe mijëra, ndërsa në Kur’an janë vetëm dhjetëra. Atëherë nëse flasim për shpalljen e Zotit është mirë të kufizohen autorët në substancën e jo në elaborimin e mendimeve, opinioneve e thënieve të individëve.Pa marrë parasysh se çfarë dijetari mund të jesh, asnjëherë nuk ke aftësinë dhe shkallën e shpalljes (vahjit). Vahji apo shpallja është ajo që qartëson çështjen. Nuk janë alimat ata që kanë shenjtërinë e fjalës dhe paprekshmërinë e mendimit të tyre. Kundërshtimi i mendimit të fakihut të kohës dhe cilësdo kohë, nuk është kundërshtim i shpalljes (vahjit), por është kundërshtim dhe papajtueshmëri me mendimin e atij që nuk është hyjnorë. Ne thërrasim mendjeve të ndritura, që ta kuptojnë se janë duke folur qindra mijëra herë më shumë se vet SHPALLJA e që është Kur’ani. Më shumë dispozita keni nxjerrë ju, se vet Kur’ani. Mos ua impononi njerëzve si të jenë dispozita të Kur’anit se ato nuk janë të tij.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 1 =