Me rrëfime e tregime nuk ndërtohet e ardhmja

Bota sot me miliarda njerëz është e veçuar me specifika të ndryshme me njerëz, raca, gjuhë, etni e kombe nga më të ndryshmet dhe si asnjëherë më parë është në kulmin e betejës për zhvillim, ekonomi e përparim. Por jo të gjithë janë të këtillë dhe në këtë betejë.

Shoqëria e zhvilluar, e mesme dhe me jo e zhvilluar fare, janë elemente që e karakterizojnë gjithësinë dhe fenomenin e shoqërive njerëzore.

Por edhe në mesin e individëve nëse shohim me kujdes do të vërejmë tre grupe të mendimit:

1. Disa që merren më çështje hulumtuese që qojnë në përparim.

2. Disa rrëfejnë vetëm ngjarje e tregime.

3. Kurse disa merren me thënie si ka thënë, është thënë, na ka treguar dhe kanë thënë etj.

Pra konceptet janë të llojllojshme dhe tendenca më e vështirë e tërë kësaj është përpjekja e atyre që nuk i qasen studimit, hulumtimit e shkencës, është tendencë për të minimizuar rolin ndriques të shoqërive të ndritura e përparimtare.

Grupi i dytë dhe i tretë i të quajturit mendim, synojnë të mbesin në të kaluarën por njëkohësisht duke shfrytëzuar të mirat e të tashmes që janë shpikje dhe lehtësim nga të diturit.

Janë përdorues e assesi prodhues. Përdoruesi nuk duhet dhe nuk bën lejuar që të dominojë mbi angazhimin e prodhuesit, shpikësit, punëtorit dhe shkencëtarit.

Zoti i Madhërishëm tërë njerëzimin e konsideron me peshë e vlerë, por i veçon të diturit, i ngrit në shkallë më të lartë dhe këtë mund ta vërejmë fare lehtë në Kuranin e zbritur nga Zoti.

Ndaj themi që përderisa nuk është në mesin e prodhuesve, zbuluesve, nuk e ka drejtën e tentimit për të dominuar mbi të diturin prodhues dhe lehtësues të jetës

.E vëni re se si sot në shoqërinë e shkallës së mesme dhe të ultë të zhvillimit se si duan që nëpërmjet tregimeve për të kaluarën duan të jenë në vëmendje dhe sundues. Kjo nuk bën dhe nuk duhet lejuar e as të ndodhë.

Të diturit, ata që me djersën e tyre lehtësojnë jetën e njerëzve, janë të zotët e fjalës, të zotët e mendimit dhe fjala e tyre duhet çmohet dhe duhet të zë vendin e lart në mesin e shoqërisë. Në këtë mënyrë garantohet e ardhmja e shëndoshë e një shoqërie prosperuese.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

93 − 84 =