Me rastin e ditës së punëtorëve

Islami është fe e cila synim të tij ka vendosjen e drejtësisë në mes të shtresa në shoqëri. Allahu ka ndaluar padrejtësinë (zullumin) dhe e ka bërë të ndaluar atë mes njerëzve. Allahu thotë në hadithin Kudsij: “ o robërit e Mi, Unë i kam ndaluar padrejtësinë vetës sime dhe e kam bërë të ndaluar mes jush. Andaj, mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit”. Njeriu është synimi dhe qëllimi parësor i Islamit. Atëherë kur mungon drejtësia në tokë, vjen në shprehje padrejtësia, shkelja e të drejtave të njerëzve dhe si rezultat i kësaj pastaj bëhen protesta, demonstrata, konfrontime fizike, humbje të jetës së njerëzve.

Islami e ka nderuar punëtorin, është kujdes për të dhe për të drejtat e tij. Islami ka vendos të drejtat e punëtoreve duke i llogaritur ata si pjesë e shoqërisë. Duke siguruar të drejtat e tyre, me qëllim të zhvillimit të drejtësisë dhe sigurimit të një jete më të mirë dhe më të begatshme. Të drejtat të cilat islami i ka vendos mes pronarit dhe punëtorit:

– E drejta e punëtorit në pagë.

I Dërguari i Allahut tha: “ jepja punëtorit shpërblimin për punë para se atij ti teret djersa”.
-Pronari i punës duhet që t’ia plotësoj kushtet të cilat janë pajtuar në to.
– E drejta e punëtorit që mos të ngarkohet me punë të cilat dëmtojnë shëndetin e tij, ose me punë të cilat ai nuk ka kapacitet dhe mundësi për ti kryer.
– E drejta e ruajtjes së nderit të punëtorit. Nuk është lejuar që të nëpërkëmbet krenaria e punëtorit, të nënçmohet, të poshtërohet para të tjerëve,ose të skllavërohet. I Dërguari i Allahut ulej dhe hante ushqimin që e hante punëtori, i ndihmonte në punët e tij. Asnjëherë i Dërguari i Allahut nuk e ka rrahur dikë, punëtorë, shërbëtor etj.
– E drejta e punëtorit që ti kryej obligimet të cilat ia ka obliguar Allahu, si Namazi, agjërimi etj. – Punëtori duhet të ketë të drejtë për ankesa . – Punëtorit duhet ti garantohet e drejta e sigurisë nëse atij i shkaktohet ndonjë fatkeqësi gjatë kryerjes së punës.
– Punëtori pasurinë e pronarit duhet ta llogarisë si pasuri të vetën, ta ruaj atë, të kujdeset për të dhe të punoj sikur me qenë pasuri e tij personale.

Obligime reciproke

Punëtorit por edhe punëdhënësit ia përkujtojmë një rregull profetik, që ta kanë si mostër gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, dhe i cili është: “Nuk ka dëmtim dhe as dëmtim reciprok”.

Pra, nëse njëra palë sillet keq, nuk është mënyra e duhur që e keqja të kthehet me të keqe, por nëpërmjet mënyrave dhe formave legjitime, të kërkohet e drejta. Mjafton që Allahu do të na gjykojë të gjithëve!

Amir Sylka

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − = 16