“Më i miri nga ju është ai i cili i sjell dobi më të madhe shoqërisë”

Angazhimi dhe përpjekja me e madhe është dhënia e kontributit maksimal për t’i ofruar shoqërisë një shërbim përmes së cilës realizohet interesi i saj madhor.

Interesi madhor i shoqërisë sonë është: Luftimi i dukurive negative dhe rregullimi i gjendjes ekonomike te shoqërisë.Këtë që e them e mbështesë në fjalën profetike që thotë:

“Më i miri nga ju është ai i cili i sjell dobi më të madhe shoqërisë”.Dhe për t’i ofruar shoqërisë një dobi aq të madhe padyshim se ka nevojë për sakrifica të mëdha.Sakrifica të mëdha nefsi nuk i don dhe kjo është në përputhje me definimin profetik të angazhimit të madh ku thotë se: ‘Angazhimi (xhihadi) më i madh është luftimi me nefsin-egon”.

Nga kjo porosi e urtë dhe e drejt e të Dërguarit Muhamed a.s ne përfitojmë këshillën dhe udhëzimin e shëndoshë drejt veprave të mira dhe angazhimit për t’u bërë mirë njerëzve. Siç edhe e mësuam nga thënia e Muhamedit a.s. kur është pyetur për njeriun më të mirë, ai ishte përgjigjur qartë dhe kuptueshëm: “Më i miri nga ju është ai i cili i sjell dobi më të madhe shoqërisë”Pra, pa dallim, më i miri është ai që u bën mirë njerëzve pa dallim besimi, ngjyre, përkatësie apo race.

Të bërit mirë është vepra më e dashur dhe më e çmuar te Zoti i gjithësisë.

Dr. Lulzim Esati#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

86 − = 81