Me fe synohet modestia e jo arroganca

Feja ka zbritur të na pasuroj shpirtërisht, të na bëjë të afërt me Zotin dhe t’i kuptojmë gjërat që me të vërtet kanë peshë dhe rëndësi.

Sipas mësimeve fetare, cilësitë e besimtarëve janë thjeshtësia, modestia e butësia.

Besimtari ushqen dashuri ndaj njeriut, ndaj çdo krijese tjetër, si dhe ndaj natyrës.

Andaj si i tillë, besimtari është në paqe me Zotin, me vetveten, dhe universin.

Por shtrohet pyetja se përse kemi fanatik fetar që pretendojnë se janë fetar të vërtet, dhe shfaqin vrazhdësi dhe arrogancë nda të tjerëve.

Çështja është se këta individ apo grupe nuk bazohen në mësimet fetare.

Këta individ janë të indoktrinuar dhe si të tillë nuk zbatojnë mësimet fetare, por ato ideologjike.

Rregullat radikale të ideologjive që thërrasin në urrejtje nda çdokujt që nuk mendon si ata.

Ekstremistët vazhdimisht i kamuflojnë propagandimet e tyre me petkun fetar, dhe mundohen t’i arsyetojnë absurditetet e tyre duke u thirrur kinse në tekstet fetare.

Vetëm me përkushtim ndaj demaskimit dhe deligjitimimit të këtyre ideologjive të mbrapshta dhe dëmsjellëse, mund të shpresojmë në çrrënjosjen e radikalizmit fetar i cili tashmë sa vite po e cenon mirëqenien e shqiptarëve.

Pra janë ideologjitë destruktive dhe propaganduesit e tyre që promovojnë urrejtjen, vrazhdësinë e arrogancën, sepse feja na mëson dashurinë, butësinë, dhe modestinë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 5 =