Me edukimin e fëmijëve, edukohen brezat..!

Zoti i Madhëruar ka thënë: ”Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote…” (El-Kehf:46)

Allahu i Lartësuar ka thënë: ”S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë…” (Et-Tegabun:15)

Pra, ne mes te zbukurimit dhe sproves zgjedhjen e bejn prinderit me orientimin e ketij amaneti hyjnor se qfare do te vendosin per femijet e tyre. Te jenë zbukurim apo sprovë.Disa mendojn se eshte thenie e Muhamedit a.s., ndersa, disa te tjerë mendojn se eshte fjale e mençur. Por, ia vlenë te mirret per bazë nga permbajtja madheshtore qe e ka kjo thenie.

“Edukimi i fëmijës fillon 20 vjet para lindjes së tij”.Ibën Halduni (1332-1406) shprehet se edukimi konsiston në trajnimin intelektual dhe moral të njerëzimit, nëpërmjet të cilit realizohen dhe përmbushen potencialet e tij të fshehura, ndërtohen vetitë e karakterit dhe njëkohësisht transmetohet dija dhe kultura nga njëri brez te tjetri.Imam Gazaliu (1058-1111), një nga mendimtarët më të mëdhenj të Islamit, shprehet se qëllimi i edukimit është zhvillimi i karakterit dhe i personalitetit.

Ai duhet të ketë për qëllim mbjelljen e vetive të dobishme në sjelljen e fëmijës. Fëmija lind i mirë nga natyra e tij. Janë prindërit ata që e drejtojnë rrugës së virtytit ose të vesit.

Shkruan: Adnan Vishi

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 60 = 63