MBYLLJA E QABESË DHE XHAMIVE; NDOSHTA ZOTI PO NA THOTË: S’KAM NEVOJË PËR JU, MOS EJANI. PËRMIRËSONI ZEMRAT E SHPIRTAT TUAJ!

MBYLLJA E QABESË DHE XHAMIVE; NDOSHTA ZOTI PO NA THOTË: S’KAM NEVOJË PËR JU, MOS EJANI. PËRMIRËSONI ZEMRAT E SHPIRTAT TUAJ!

Dashuria, mëshira, dhembshuria dhe solidariteti njëri me tjetrin janë thirrjet e Zotit dhe të dërguarve të Tij në vazhdimësi. Zoti na tha shumë, largohuni nga e keqja dhe e neveritura, duajeni njëri tjetrin, mos shkaktoni kaos e tollovi, mos përgojoni e mos shpifni.

Mos urreni e mos nënçmoni askënd. Ndihmojeni dhe bëhuni të butë e të urtë. Ai kërkoj prej nesh që ta ruajmë njëri tjetrin, të jemi pran njëri tjetrit dhe ta ndihmojmë nevojtarin, të sëmurin, të vetmuarin dhe të gjorin.

Të kujdesemi për prindërit, familjarët, të ruajmë lidhjet e gjakut dhe farefisin, ta duam atdheun, tokën dhe ta ndërtojmë atë me dashuri e sinqeritet e krenari.Namazi, lutjet dhe ritet janë vetëm fillimi i kësaj kërkese të Zotit.

Sot gjitha vend lutjet e myslimanëve dhe besimeve tjera janë të mbyllura. Korona virusi një epidemi e rëndë që ka kapluar botën. Të na jap mësim se duhet të rishikojmë veten, të pastrojmë shpirtin, mendjen dhe zemrat tona.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 1 =