Lutja nuk i ka shpikur kompjuterët, makinat, e anijet kozmike

Ideologjitë e dëmshme si vehabizmi që kamuflohen me petkun fetar, e paraqesin islamin si fe që diturinë e konsideron të ndaluar. Kjo ndodhë ngase predikuesit vehabist nuk duan besimtarë të mençur, por duan injorant që të mund t’i manipulojnë ata. Shumë predikues ekstremist sot duan t’i mbajnë besimtarët të mbyllur, e të kufizuar vetëm në xhami dhe lutje. Mirëpo Zoti këtë nuk e ka kërkuar këtë asnjëherë nga besimtarët, përkundrazi, të qenurit punëtor dhe i dobishëm për shoqërinë është obligim fetar. Puna e fisnikëron njeriun dhe e bënë zellshëm. Sikur të përqendroheshin njerëzit vetëm në lutje dhe të rrinin vetëm në faltore, sot do të jetonim akoma nëpër shpella. Njeriu duhet lutur, por fillimisht duhet puna, ngase Kutani thotë se Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli pa e ndryshuar ata veten e tyre. Pra duhet punë dhe mund që ta arrijmë mirësinë. Tekonologjia që e kemi sot, si kompjuterët, makinat e anijet kozmike nuk janë rezultat i lutjeve por i punës së përkushtuar. Medikamentet që sot shpëtojnë miliona jetë njerëzitish nuk janë zbuluar në faltore po në laboratore. Andaj besimtarët duhet jenë punëtorë, duhet të studiojnë dhe të merren me hulumtime shkencore. Fillimisht të bëhet puna si detyrë që e kemi, pastaj të lutemi për dobinë nga puna që e kemi bërë, e padyshim se edhe suksesi nuk do të mungoj. Zoti nuk ia humb mundin askujt, frytet i merr puntori i cili ka derdhur djersë, e jo ai që qëndron nën hije duke shpresuar se do të bie diç nga qielli. Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 32 = 34