Lutja nuk e zëvendëson punën, ajo është individuale kurse puna kolektive

 Ka kohë të gjatë që disave u ka mbetur në praktikim lutja kolektive e mbështjellur me hipokrizi. Është bërë pothuajse përditshmëri që të luten në grupe dhe se në këtë mënyrë po shfaqet fetarizmi kolektiv e jo individual. Islami synon që të nxisë individë që janë fetar individual e jo fetarizëm kolektiv me lutje të përbashkëta dhe vetëm si traditë e rregull kalimtar. Njeriu që nuk shfaqë gatishmëri për të ndërtuar individualitetin e tij, ai për të arsyetuar hipokrizinë arrin që të krijoj lutjen kolektive që bëhet vetëm si shprehi e jo si dëshirë dhe vullnet.

Lutjet kolektive, të përbashkëta duke anashkaluar lutjen individuale që është lidhje mes robit dhe Zotit të tij, nuk janë asgjë tjetër por janë shenja të dobësisë, paaftësisë dhe dorëzimit. Bukur gjatë po i luten Zotit kolektivisht që të shëroj të sëmurit tanë dhe mjaftojmë me kaq. Ne në vend të lutjes kolektive duhet t’i përvishemi punës dhe angazhimit që për të sëmurin të prodhojmë barna shëruese e jo të mjaftohemi me ngritje duarsh lart dhe në mënyrë kolektive

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 58 = 64