Litari i Zotit nuk janë mendimet e atyre që flasin për Zotin por është Kurani

Në një citat Kuranor Zoti i Madhërishëm ka urdhëruar besimtarët që të jenë të bashkuar dhe të duan njëri tjetrin, duke thënë:” Kapuni të gjithë në litarin e Zotit, e mos u ndani…!

Litari i përmendur në këtë citat është vlera që sjell Zoti për njerëzit, besimin dhe dashurinë ndaj Krijuesit Fuqiplotë. Fjala e Zotit edhe kur lexohet e meditohet është adhurim, sepse leximi dhe meditimi janë urdhra Hyjnorë. Një besimtarë bëhet i qëndrueshëm kur mediton atë që lexon në Kuran.

Litari i Zotit është dashuria, toleranca e mirëkuptimi dhe bashkëjetesa e mirësjellja me të gjithë. Grupet ideologjike radikale në emër të fesë duan që mendimet e ideologëve të tyre t’i bëjnë të shenjta dhe t’i konsiderojnë fe e Zotit. Feja e Zotit nuk është mendimi, hamendja apo supozimi e derset e ekstremistëve dhe atyre që Kuranin nuk e kanë në rend të parë. Është fat i madh që feja e as xheneti e xhehenemi nuk janë në pronë të atyre, të ashtuquajturve alima-dijetarë, por është në Dorën e Zotit dhe vullnetin e Tij.

Ai shpërblen dhe ndëshkon, kë të dojë e jo kënd i thuhet ei propozohet. Zoti është Falës, mëshirues dhe i gjithë mëshirshëm…

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

32 − 28 =