Ligjeratat depresive po shtypin vullnetin e besimtarëve për jetesë

Qëllimi i religjionit dhe predikimit fetar duhet të jetë promovimi i dashurisë, tolerancës dhe harmonisë në mes njerëzve, si krijesa të Zotit. Duke u nisur nga kjo, personi që përvetëson vlerat fetare, duhet të jetë një person paqësor, i dashur, tolerant dhe që mirëkupton të tjerët. Mirëpo sot, realiteti është ndryshe. Shumë persona që i thonë vetës mysliman dhe që thirren në islam, janë njerëz depresiv, arrogant dhe gjithmonë me fytyrë të ngrysur. Kjo iu ndodh personave që kanë rënë viktima të indoktrinimit ideologjik vehabist, dhe që janë ekspozuar ndaj ligjeratave depresive, kinse fetare. Ideologjia vehabiste mëton ta “mbys” shpirtin e njeriut, elanin dhe vullnetin për jetesë, dashuri dhe kërkim të lumturisë. Vehabizmi e keqinterpreton Kur’anin dhe hadithin për qëllime të errëta, e destruktive. Në mënyrë sistematike, imamët vehabist kanë arritur t’ua shpëlajnë trurin shumë njerëzve. Përmes elaborimit të temave si: xhihadi, vrasja, sakrifikimi, vdekja, xhehnemi e tjera, kanë arritur t’i bëjnë xhematin e tyre depresiv, arrogant dhe agresiv. Të indoktrinuarit nga vehabizmi kanë shndërruar vetën në persona me të cilët nuk mund të komunikojnë as familjet e tyre, e lëre më shoqëria. Sjellja e vrazhdë e të rinjëve vehabist dhe reflektimi i negativitetit nga ana e tyre, ka bërë që njerëzit jo fetar të kenë mendime jo të mirë për islamin si fe. Pra është faji i vehabizmit dhe pasuesëve të kësaj ideologjie që islami sot ka imazh jo të mirë në botë. Ligjeratat depresive ku temë diskutimi vazhdimisht janë lufta, vrasja dhe vdekja, sjellin pesimizëm tek njerëzit, ku më pas reaksionet manifestohen me depresion dhe agresivitet. Ne kemi nevoj për ligjerata ku rinisë u ipet vullnet për punë, edukim, studim dhe avansim. Nuk kemi nevoj për ligjerata që e demoralizojnë rininë, sepse kjo ka qenë taktikë për t’i çuar ata që të vriten nëpër shkretetirat e arabisë. Ne si popull kemi kaluar mjaft periudha depresioni e mërzie, tani është koha të gjallërohemi e të këndellemi për ta avancuar vetën, kombin dhe atdheun.

Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

25 + = 34