Libri që flet për Fenë Islame është Kurani

Edhe pse duket që organizata terroriste Isis nuk do të mund të ekzistojë si shtet dhe si e tillë do të marrë fund, megjithatë ata janë kujdesur që të përgadisin alternativë në rrugëtimin e ri të tyre drejt njerëzve. Edhe se kanë humbur territorin, ata tani kanë planin e ri të veprimit që synim ka ruajtjen, fuqizimin dhe ngritjen e ideologjisë ekstreme tek qytetarët duke përdorur në plan të parë xhamite ku nëpërmjet marrjes nga ana e të preferuarve të tyre ata arrijnë të mbajnë kontaktin me besimtarët. Ligjëratat dhe literatura me përmbajtje ekstreme është rruga që Isis synon të arrijë tek ju. Poashtu edhe planprogramet e mësimeve fetare të përpiluara nga njerëz të po kësaj organizate është forma dhe rruga e re drejt një Isis-i të ri drejt njerëzve. Institucionet kompetente të vendeve me shumicë muslimane duhet të jenë të vëmendshme në çështjet e caktimit të ligjëruesve, literaturës si dhe mbikëqyrjes së planprogramit fetar arsimor në raport me qytetarët dhe të rinjtë. Terrorizmi i armatosur ndoshta edhe ka marrë fund, por ai i pa armatosur mund të paraqes rrezikun për të ardhmen. Për t’u mbrojtur dhe parandaluar një gjë të keqe tanimë është koha e momenti i mbikqyrjes së literaturës e cila del në emër të fesë, por që ka synime krejt thera e të rrezikshme për gjeneratat e ardhshme. Jo gjithçka që shkruhet në libër është fe…!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

48 − = 39