Librat Hyjnorë nuk janë gojëdhëna e as legjenda, por janë fakte ekzistuese..!

Gojëdhënave të trashëguara apo të bartura ndër breza, u dihet afërsisht koha dhe momenti i tyre. Kurse legjendave nuk u dihet koha dhe vendi, por supozohet.Çdo popull ka gojëdhënat e veta dhe legjendat. Por edhe besimet fetare ka në mesin e tyre legjenda por më shumë ka gojëdhëna.

Librat Hyjnorë nuk janë gojëdhëna e as legjenda, por janë fakte ekzistuese. Kur’ani është Fjalë e Zotit që i zbriti Muhamedit a.s.. Ajo që e bën Kur’anin të veçantë në besimin Islam është fakti se është i ruajtur dhe i garantuar nga Vet Zoti.Të Dërguarit e Zotit janë fakt e jo legjendë e as gojëdhënë, për faktin që Librat e shpallur nga Zoti e në rastin e besimtarëve Islam, janë të përmendur qartazi në Kur’an. Ata kishin mision dhe detyrë të caktuar kohore të qartë nga Zoti. Të thirrin njerëzit në besim, adhurim, paqe, drejtësi e tolerancë.Fetë Hyjnore nuk janë gojëdhëna e as legjenda, por transmetimet për të Dërguarit janë bartur në gojëdhëna. Është fjala transmetimet mbi jetën e tyre.Me vdekjen e të Dërguarve, merr fund mesazhi Hyjnorë. Kur’ani mbetet fakt, i ruajtur dhe garantuar nga Vet Krijuesi. Shpallja është e njohur se kujt i zbriti. Por, besimtarët Islam pas vdekjes së të Dërguarit a,s fillojnë të kenë botëkuptimin dhe perceptimin e Fjalëve, teksteve të Zotit, varësisht njohurive, mendjes e trurit. Njerëzit në dijeni dhe në perceptim të çështjeve nuk janë njësoj.

Komentimi, interpretimi dhe sqarimi janë përpjekje për të hulumtuar synimet e Kur’anit e nuk janë Vet Kur’ani.Tani pas më shumë se 14 shekuj, ka filluar një shmangie nga citatet Kur’anore që janë të garantuara nga Zoti. Interpretimi dhe komentimi mbi fenë është duke u bazuar jashtë Kur’anit dhe traditës profetike.Argumentimet e gjërave fetare Islame janë sot si asnjëherë më parë të mbështetura në gojëdhëna të transmetuesve anonim e që në shumicën dërmuese të rasteve me pseudonime. Pseudonimet e askujt nuk përfaqësojnë vullnetin e Krijuesit.Është e pa mundur të gjesh konsensus në çështje fetare. Përjashtimisht konsensusi ekziston në atë se Zoti ekziston dhe se Kurani është Fjalë e Tij. Por konsensus dhe unitet në komentimin dhe interpretimin e Kuranit pothuajse nuk ka. E as në çështjet profetike e as në çështjet e jurisprudencës dhe të adhurimeve. Kjo për faktin se përpjekja për të argumentuar gjërat nga gojëdhënat dhe anonimët e bën krejtësisht të pamundur një qëndrim unik në një çështje të kësaj bote.Është slogan tashmë i njohur, që për secilën pyetje me karakter fetar, të merrni përgjigjen: Janë dy mendime, janë ndarë dijetarët në disa mendime apo përgjigjen e merrni edhe kështu: Ka thënë biri i atij apo baba i atij… E kush është biri e kush është baba?!Anonimitet i plotë, i paqartë dhe drejt rrugës pa krye.Kjo edhe ka bërë që të kemi qindra dhe mijëra fraksione, ideologji e rryma që në emër të anonimitetit duan të shtrijnë ndikimin në masat popullore. Duke lenë anash krejtësisht Kur’anin dhe praktikën profetike e duke argumentuar gjërat me emra anonim që edhe mund të jenë legjenda, por edhe gojëdhëna.

Legjendat dhe gojëdhënat janë supozime e supozimet nuk mund të sjellin vendime Hyjnore. Kur’ani qartësisht ka shtjelluar çdo çështje që ka të bëj me: Besimin, adhurimin, moralin, edukatën, mirësjelljen, drejtësinë, dashurinë dhe punën e dijen. Këto janë elemente gjeneralë të Kur’anit Fisnik. Kurse elementet tjera si: Luftërat, personat e caktuar, rrëfimet mbi profetët e mëparshëm janë të kontekstit historik, të qartë dhe jo gjeneral.E përse të polemizohet dhe të armiqësohen njerëzit kinse në emër të fesë, por me polarizime të anonimëve dhe gojëdhënave?!

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

94 − 88 =