Lënia e familjes dhe bashkëngjitja ISIS-it (kalimi i jetës në burg-dorëzohuni)

Kauza të rrejshme janë të njohura sidomos në tendencat për të përdorur bindjet fetare për procese të errëta ideologjike dhe vrastare. Pothuajse të gjitha besimet në parimet e tyre fondamentale për bazë kanë qenien njerëzore si krijesë e veçantë dhe me shumë vlera. Besimet fetare apo thirrjet hyjnore janë të dedikuara për njerëzit dhe se ata janë që e pranojnë apo mohojnë thirrjen hyjnore. Është në dëshirën individuale pranimi apo mos pranimi i fesë dhe besimit. Por ata që me vetëdije dhe me vetë dëshirë e pranojnë një besim të caktuar ata duhet të dëshmojnë në praktikë thirrjen e besimit të tij për paqe, dashuri dhe njerëzi. Në të kundërtën, janë ose injorantë që kanë përqafuar një besim verbërisht, ose janë të keq informuar por edhe me tendenca të caktuara për të shthurur lidhjet ndër njerëzorë dhe ndër familjare.

Në rastin në fjalë, pjesëtarët e besimit islam, si shembull, që kanë përqafuar thirrjen Kur ‘anore dhe porositë profetike, janë të thirrur që të jenë të vëmendshëm dhe përkushtuar në praktikën e respektimit të vlerave njerëzore. Kuranin, ata thonë se e besojnë, por në realitet ose nuk e praktikojnë, nuk e njohin apo kanë qëllime krejtësisht vetëm të përdorimit të tij për synime çnjerëzore, ideologjike dhe vrastare. Feja Islame që përfaqësohet nga Kurani i cili është burimi bazë i saj, përmbajnë në veten e saj elementin apo kontekstin historik dhe të përgjithshëm. Po ashtu përmban edhe elementin individual. Gjithashtu Kurani ka kontekstin e tekstit por jo të dispozitës. Teksti mbetet i shkruar në Kuran, por, dispozitë nuk nxjerrët. Ose është thirrje historike dhe e kaluar ose është gjeneralë. Historike janë ngjarjet dhe rrëfimet, si shembull. Nga rrëfimet Kur’anore nuk nxirren dispozitat, por vetëm është kujtim dhe mësim në raste sfide e sprove. Kurse gjeneralë është thirrja për besim, moral, edukatë dhe kulturë e zhvillim. Të jemi objektiv me njerëzit kur sqarojmë mbi rrëfimet dhe tregimet Kur’anore dhe të shmangemi gjithsesi nga ajo që flitet se në një kohë apo në një zeman ishte apo thuhej kështu e ashtu.

Tregimet Kur’anore janë ngjarje të sakta dhe të vërteta e të cilat i besojmë, por nga këto tregime nxjerrim mësime por jo edhe dispozita. Sot disa me dashje dhe pa dashje rrëfejnë ngjarje anonime të kohërave që as vet nuk saktësohen dhe as emra që janë akterë të atyre rrëfimeve. Por më e keqja bëhet kur edhe nga këto imponojnë jo tregimin por dispozitën. Kaq, rrëfimet nuk janë dispozita Kurani gjithashtu formën e diktimit të tij e bën në mënyra të ndryshme, me shumë dispozita por jo të gjitha të një rangu apo një vije. Ndalesa të prera dhe të qarta dhe ndalesa jo të prera, të përkohshme dhe gjeneralë. Ndërsa në mësimet profetike, porositë e të dërguarit Muhamed, hasim në sqarime, qartësime, orientim, këshillë dhe qortim, por jo ndalesë të prerë e as urdhëresë të rangut krejtësisht të prerë. Përjashtimisht, porositë profetike janë të atilla në fushën e nderit ndaj njeriut, pa dallim besimi dhe gjinie apo race. Edukim, punë, mirësjellje dhe drejtësi. Ndalesat e qarta dhe të prera janë vetëm vendime të Zotit, por jo të njeriut kushdo qoftë ai. Profeti sjellë qartësime, këshillë dhe orientim. Grupimet ideologjike siç janë ndjekësit e organizatave terroriste dhe interpretuesit e tyre fetar, kanë shndërruar citatet Kur’anore dhe porositë profetike, nga konteksti historik në atë gjeneralë, kurse qortimet dhe këshillat e Muhamedit i kanë shndërruar në urdhëresa të prera. Nuk kanë bërë dallimin assesi midis çështjeve që i takojnë historisë dhe asaj që janë të përgjithshme Dalja në skenë e organizatës terroriste ISIS dhe bashkëngjitja asaj nga disa të rinjë dhe të reja nga vendi ynë, është dëshmi e injorancës, verbërisë dhe pasimit dështak të atyre që kanë ngatërruar kontekstet historike me ato gjenerale e të cilat janë bërë qëllimshëm nga predikues që kanë synim pikë s’pari shthurjen e familjes, e që ne ndër shekuj e kemi ruajtur dhe kemi ndërtuar shoqëri të shëndoshë dhe përparimtare. Nxitja për të shthurur familjen nga teoria u bë praktikë. Këto grupe arritën të bëjnë për vete individë që u besojnë atyre dhe mësimeve të tyre. Shkuan dhe u bashkëngjitën organizatave ISIS dhe Nusra, nën pretekstin se po luftohet për Allah dhe i quajtur xhihad. Besuan dhe shkuan. U bashkuan shumë prej tyre me bashkëshortet e tyre grupimit të ashtuquajturit Khalife dhe organizatës së tij vrastare Isis. Nën brohoritjet Allahu Ekber, ata u bën pjesë e vrasësve, terroristëve dhe veprimeve të tyre ç ‘njerëzore. Ç ‘është më e liga e tërë kësaj, se ata lanë pas vetes familjen, prindërit, vëllezërit dhe atdheun e shumëvuajtur. Më të dashur dhe me të afërm e bën Isis-in dhe Kalifin sesa prindërit, familjen, vëllezërit e motrat, farefisin e shoqërinë. Ata dëshmuan se nuk e duan familjen, prindin dhe vendin e tyre.

Familjarët mbetën të pikëlluar, të zemëruar dhe me lot në sy, kurse ata që u bashkuan me Isis bredhin pas të ashtuquajturit Khalif e i cili i përdori dhe i hodhi në greminë. Si është e mundur të duash Isis-in, Sirinë, Irakun, alnusran dhe terroristët më tepër se familjen, prindin, vëllezërit e më të afërmit. Si është e mundur të harrohet tërë mundi i nënës dhe babait për të investuar në një fëmijë që do jetë krahë i fuqishëm i tij në moshën e burrërisë. Në vend se prindërit sot të shohin mundin e tyre dhe investimin në ju, ju i zhgënjyet dhe i bëtë të pavlerë. Ndërsa vlerë për ju mbeti gënjeshtra e quajtur Kalif dhe ISIS.

Por çfarë fituan?

Asgjë përpos zemërimit dhe pikëllimit që i sollën familjes. Shumë u vranë, disa janë në kampe si robër, gratë rrugëve që u bën lojë dhe tallje nga pjesëtarët e isis, fëmijët pa prindër. Shumë prej tyre në burgje. Fati i burgut dhe qëndrimit prapa grilave pothuajse e pret secilin që iu bashkua dhe ishte pjesë e këtyre organizatave famëkeqe. Nuk është dobësi të mendoni. Hiqni nga mendjet e juaja, ju pjesëtarë të Isis dhe Nusra, Isis ka mbaruar! Ata nuk mund të jenë më. Kishin territore me mijëra kilometra. Sot kanë vetëm qëndrimin në shpella, burgje, kampe dhe kodrina. Asgjë më shumë. Humbje dhe poshtërim. ISIS vrisnin, djegin njerëz, poshtëronin familje dhe preknin në nderin e femrës të cilën e kishin vetëm objekt seksi e asgjë më shumë. Po, cili profet mund të lejoj veprime të tilla e shkatërrime në tokë. Isis, tha që ne po bëjmë përmirësime të jetës në tokë. Në realitet ata janë errësira. Askund, në asnjë metër katrorë të tyre nuk ka jetë dhe ardhmëri. E si mund të besohet që ata janë përparimtarë. Ardhmërinë e shohin në shkatërrim dhe mjerim. Familja dhe kujdesi për te është obligim fetar, kombëtarë dhe njerëzor. Kush mendoni se duhet të kujdeset për prindin, nëse femiu i tij është bërë vegël e terroristëve?! Përse nuk i flasin mendjes disa. Njeriu ka dëshirën e madhe që pasardhësi i tij të jetë shembull i moralit, respektit, nderit dhe shfaqjes së dashurisë për prindërit e familjen. Si do të thonë ata që lanë familjen e u bashkuan me ekstremistë dhe radikalë të dhunshëm që njeriun nuk e shohin si vlerë por si vegël për errësirën..

Postime te ngjajshme