Le të sjellim ca shembuj për frazën “ nuk e përfaqësojnë islamin”

“ ata nuk e pasqyrojnë islamin” është shprehja që dëgjojmë saherë që ndodh ndonjë vepër terroriste, apo kur ndokush jep një fetfa të pazakonte, apo kur shfaqet ndonjë grupacion me ide ekstreme, por kjo shprehje në vete është e problematike dhe e pakuptimtë që në mënyrë indirekte mund të kthehet nga një shprehje mbrojtëse e islamit në një akuzë ndaj vet islamit.

Dyshimi i parë që paraqet kjo shprehje është:Çështja a është vetëm se ata terroristë apo ekstremist “ nuk e përfaqësojnë islamin” dhe përfundon me shfajësimin e fesë nga kjo? Apo problemi është se cdo ditë vriten me mijëra njerëz në emër të islamit Vërtetë ta kthesh problemin e terrorizmit në shkaktar konflikti rreth “ shfajësimit të islamit”, është qëndrim i atyre që nuk ndjejnë përgjegjësi, sepse kështu ata e shpërqendrojnë vëmendjen nga problemi kryesor dhe rrënjët e këtij problemi. Kështu ata na ngatërrojnë neve në problemin që ata e kanë shpikur “ mbrojtja e islamit”. Problemi është i shpikur, sepse unë asnjëherë nuk e kam dëgjuar ndonjë perëndimorë të ketë thënë se islami mbanë përgjegjësinë për terrorizëm , me përjashtim të disa fraksioneve ekstreme të djathta.Për fat të keq ata që islamin e kanë vënë në bankën e të akuzuarve janë vet muslimanët të cilët pas cdo vepre vetëvrasëse kërcenin për të vërtetuar se nuk janë muslimanët terrorist, madje edhe kur askush nuk ngriste ndonjë akuzë për këtë.

Dyshimi i dytë :Pamundësia për të ekzistuar feja jashtë fetarëve. Kështu krishterimin e praktikojnë të krishterët, Judaizmin e praktikojnë hebrenjtë, islamin e praktikojnë muslimanët. Të besosh se nga “teksti burimor” mund të nxjerrësh diçka të pastër dhe fantastike, është vetëm iluzion, meqë tekstet fetare patjetër duhet t’i nënshtrohen komentimit dhe interpretimit para se të devotshmit të fillohet me praktikimin e tij.A ka ndonjë islam jashtë atij që kemi njohur ne në shtetin e Medines, apo në shtetin e Imamëve të drejtë, pastaj në mbretërinë madhështore Emevite, Abasite, Osmane e Memalike, apo edhe nga praktika e muslimanëve bashkëkohorë? Në fakt shkaqet e një ekstremi fetar gjenden brenda fesë e jo jashtë saj, andaj nuk mund të shfaqet aplikimi i egër i çfarëdo feje nëse në këtë apo atë fe nuk gjenden rrënjë të tilla Ndalimi nga praktikimi i mësimeve të një feje nga pasuesit e saj, është thjeshtë përpjekje për një kërkimfalje dhe shfajësim sa për ta tejkaluar krizën e ripërtëritjes dhe ixhtihadit për të cilin feja ka nevojë saherë që shfaqen amulli.

Dyshimi i tretë: Tekstin gjithsesi duhet ta pasojë vepra, kështu që edhe nëse veprimet e humbin orientimin, asnjëherë ky shtrembërim nuk mund të jetë 100% Për pak qaste le të lëmë anash fenë të mendojmë më një ideologji njerëzore, për shembull komunizmi A mund të themi se gjenocidi i bërë nga Stalini e Mau, apo ligjet e egra të totalitarizmit që sunduan në të gjitha vendet socialiste, tërë kjo po thuaj se nuk ka të bëjë me komunizmin e vërtet? Apo mos tërë dhuna e ligji i gabuar totalitar ishin të fshehura brenda të njëjtës ideologji bazë, duke e kamufluar atë me të vërtetën e vetme se kjo është rruga e vetme e lumturisë së njeriut? Nëse ndjekim logjikën “ ata nuk e përfaqësojnë Islamin’’, mund gjithashtu të themi se komunistët nuk e përfaqësojnë komunizmin, as kapitalistët nuk përfaqësojnë kapitalizmin. Dhe se komunizmi apo kapitalizmi i vërtetë është i kthjellët dhe i pastër, por ai ka mbetur vetëm në tekst, pa u aplikuar akoma.

Dyshimi i katërt:Teksti gjithherë është i bukur, por çështja mbetet tek aplikimi i tij. E feja pa marrë parasysh se cila, nuk është vet teksti, por është veprimi i njeriut i bazuar në këtë tekst.E nëse veprimi dështon shekuj me radhë, gjeneratë pas gjenerate, kjo mund të jetë veprim i gabuar, por mund edhe të jetë që vet teksti nuk është për të vepruar me të! E nëse pasuesit e tij për tërë këta shekuj nuk kanë arritur ta kuptojnë drejtë kjo do të thotë se ata nuk kuptojnë siç duhet! Mirëpo mund edhe feja e tyre te jetë e pakuptueshme!Të insistosh se gjithçka që është vepruar për 1400 vite me radhë nuk prezanton islamin e vërtetë, kjo mund vë në dyshim paaftësinë e tekstit, para se të dyshohet në të aplikuarit e tij të gabuar.Ky rezultat është i rrezikshëm, pasi mund të nënkuptoj, normal nëse nisemi nga ky parim, se islami është fe “mbinjerëzore”, që njerëzit nuk kanë mundësi ta aplikojnë atë, për shkak të metave dhe lakmisë së tyre, dhe se ky nuk mund të aplikohet vetëm nëse do të kishte njerëz me cilësi të melaikeve të cilët janë të pagabueshëm, nuk kanë lakmi e as ndonjë pikë të dobët.Tani le të sjellim ca shembuj të thjeshtë për frazën “ nuk e përfaqësojnë islamin” Cili nga grupacionet apo komunitetet, apo edhe shtetet, mendoni se sot përfaqëson islamin e vërtet apo e ka përfaqësuar në të kaluarënPërgjigja: Asnjë!Arsyeja e kësaj është se ne po ëndërrojmë ekzistimin e një shëmbëlltyre të veçantë të islamit që nuk gjendet në tekste, e as në praktikat historike, as në të sotmen e madje as që do të ketë në të ardhmen.Madje nëse e gjykojmë luftën e sahabëve ndërmjet vete dhe garimin për pasuri e pushtet as në kohen e udhëheqësve të drejtë nuk mund të gjejmë se kanë përfaqësuar islamin Feja në vete nuk mund të jetë as e mirë e as e keqe, por ajo që i jep këtë vlerësim fesë, është të vepruarit e njerëzve të devotshëm të asaj feje.Çfarë mund të themi pra për ISIS-in apo al-Kaiden? Nëse themi se vetëm ata përfaqësojnë islamin, apo se ata prezantojnë islamin e drejtë, kjo do të ishte e padrejtë për një fe e cila e ka vërtetuar fuçinë e posedimit të vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe të ndërtimit të paqes në kohë të ndryshme gjatë historisë. Mirëpo edhe të thuash se ata nuk përfaqësojnë islamin nuk është e vërtetë, sepse të gjitha veprimet e tyre bazohen në themelet dhe degët e besimit dhe jurisprudencës, si dhe të përvojave historike të praktikimit të islamit nga sahabët dhe tabi’inët.Kështuqë unë mendoj se përshkrimi më i mirë i tyre do të ishte: ata përfaqësojnë një formë të të kuptuarit të islamit, që nga stagnimi total ka kaluar në ekstremitet e pastaj nga ekstremiteti në egërsim.Sikurse që sufistët apo selefistët apo vëllezëria muslimane apo Kur’anistat apo vehabitë nënkuptojnë forma të ndryshme të praktikimit të islamit, të nxjerra nga komentimi që secili grupacion i ka dhënë mësimeve të islamit.Feja nuk është jashtë të devotshmëveAndaj të thuash se ‘’ata nuk përfaqësojnë islamin”, kjo nënkupton se akoma nuk është gjetur muslimani i parë mbi këtë tokë!

Shkruar nga: Husejn Al- Vadi’i

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 39 = 49