Lajmëtarët e lirisë, udhërrëfyesit tanë

Çdo popull në botë ka historikun e vet mbi të cilin ndërton të ardhmën. Popujt kanë legjendat, gojedhënat por edhe historikun. Ka popuj që të kaluarën e kanë të bazuar në gojëdhëna dhe në kurriz të tjerëve por edhe gënjeshtra. Ka të atillë që kanë realitet historikun. Kanë të kaluar të dhimbshme të përpjekjëve për liri. Por edhe krenarë për të kaluarën e tyre dhe përpjekjëve për liri, paqe dhe dashuri. Ne rastin konkret, është kombi ynë heroik Shqiptarë që të kaluarën e ka realitet të qendrueshëm dhe të çmuar. Shqiptarët si kombi më i vjetër e autokton në këtë pjesë të Ballkanit e Evropes, janë të shquar në veprimtari aktive në përpjekjën për të ruajtur vlerat, identitetin dhe autoktoninë. Ndër shekuj kombi ynë pati etapa dhe kohë të mundimshme nga pushtues të shumtë. Të cilët synuan shfarosjen e kombit tonë. Ndër shekuj nuk pushuan angazhimet e të parëve tanë për liri.

Shekujt të roberisë dhe varferisë përjetoj kombi ynë. Asnjëherë nuk u gjunjëzua, përkundrazi u doli në ballë të gjithë atyre që tentuan pushtimin tonë. Epoka e lavdisë, është epoka e kryetrimit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo epokë, është paralajmerim për ardhjen e lajmëtarëve të lirisë, e lajmëtarët e lirisë janë kryetrimat e kombit tonë, Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Ismet Jashari, Tahir Sinani e qindra e mijëra tjerë që i kthyen pushkën armikut dhe e bën realitet çlirimin e Kosovës nga thundrat e armikut serb. Mësuesit, intelektualët, Dëshmorët e martirët si dhe rilindasit tanë janë lajmëtarët e lirisë së kësaj pjese të bekuar të Shqipërisë. Ata ishin, janë dhe mbesin frymezini ynë. Ne ndërtojmë të ardhmën duke i kujtuar ata dhe duke mësuar e punuar për Atdheun tonë të Madh. Qoftë i perjetshëm kujtimi për Lajmëtarët e lirisë. Qoftë i bekuar rrugëtimi ynë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

62 − = 60