Kush shkurtonte mjekrrën, Isis i ekzekutonte

Burgjet e Isis në kryeqendrën e tyre Raqa të Sirisë ishin të stërmbushura me personalitete të opozitës Siriane, imamë, muezina dhe qytetarë të shtresave të ndryshme. Disa prej tyre u ekzekutuan e disa tjerë u ndëshkuan me shkopinjë. Isis këta i kishte burgosur me këto akuza 1. Pirja e duhanit 2. Vonimi në namaz si dhe falja në medhhebin Hanefi 3. Shkurtimi i mjekrrës 4. Mos shkurtimi i rrobave 5. Mos mbyllja e lokaleve në kohët e namazit, etj Nëse pendohen nga kjo për të cilën akuzohen ata do marrin dënimin e rrahjes me shkopinjë, në të kundërtën ekzekutohen. Kurse mos lëshuarja e mjekrrës është vepër penale që sipas “fesë” së Isisit personi i tillë nuk falet. Ky është edhe njē fakt shtesë sesi kjo organizatë keqinterpreton fenë në emër të së cilës vret personin që nuk ka mjekërr dhe që nuk pranon lëshuarjen e saj. Sunnetet apo rekomandimet e Muhamedit a.s i shndrrojnë në farze dhe fundamente të fesë. Por ja që ata dështuan turpshëm ashtu siç edhe e filluan. Çdo fillim me tërbim fundin e ka të turpshëm. Ajo periudhë i takon historisë së errët.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 42 = 52