Kush je ti?

Kush je ti…

e emërtuam me qëllim të caktuar këtë shkrim, jo kundër dikujt por kundër ekzistimit të fenomenit të kyçjes së njerëzve në çështjet personale e private të tjerëve.Përderisa Zoti e ka krijuar njeriun të lirë dhe të vetëm, i vetëm në lindje, i vetëm në vdekje dhe i vetëm në varr e në ringjallje.

Kjo është dëshmi e lirisë së njeriut për jetë pa ndërhyrjen e tjerëve. Liria e jetesës, mendimit dhe qëndrimit është e garantuar nga Vet Zoti i Madhërishëm.I vetëm është njeriu që ka drejtën e tij të përcaktimit në fe, besim dhe praktikim.Pra besimin mund ta vendos në gjoks por edhe të mohojë atë fare.

Është e drejt e tij, ndaj për këtë arsye ne themi secilit që sjell fenomenin e ndërhyrjes te tjetri, se kush je ti?!Kush je ti që i thua do të ndëshkohesh, do të digjesh dhe je i dalë nga feja etj.Secili mund të përballet para vetes kur i shfaqet e mira dhe e keqja, hajri dhe sherri.

Në këtë rast çdonjëri e pyet veten e jo tjetrin: Kush jam unë e jo kush je ti.Përballë ka të mirën dhe të keqen, cili do të jem unë, a jam që e marrë të mirën apo të keqen, a do te bëj hajrin apo sherrin, apo ndoshta do të qëndroj në mes, as me të mirën e as me të keqen e të shohim se si çështja po del në fund.Njeriut duhet të gjendet i qëndrueshëm dhe të mbetet i tillë në secilin moment e situatë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

44 + = 47