Kush e ka mirë?

Shpesh e pothuajse çdo ditë dëgjojmë shprehje të zakonshme si: unë e kam mirë, ai e ka mirë kurse ti dhe ata e keni keq. Zakonisht kemi të bëjmë me fenomenin e të shpjeguarit dhe kuptuarit të fesë. Disa e tregojnë ndryshe prej tjerëve kurse të tjerët krejtësisht dallon nga të parët.Të gjithë nuk duhet të harrojmë që kushdo që ka besuar Zotin e shpalljet e Tij si dhe botën tjetër, mendoj se kanë zgjedhur pikënisjen e sigurt drejt realitetit. Por kjo nuk ju ep drejtën që të mbizotërojnë apo mbi sundojnë tjerët në emër të atij besimi.Sidomos në çështje që janë private e shumë personale. Privatësia dhe personaliteti e dinjiteti i njeriut është përgjegjësi e të gjithëve për ta ruajtur.Insistimi se vetëm ai apo ne jemi në të drejtën duke mohuar edhe tjetrin, është gabim i madh dhe me pasoja që nxisin krizë nervore e morale në shoqëri.Dikush mund të jep 1 cent lëmoshë, kurse tjetri 5 e ai më larg 10 cent lëmoshë. Sa për ilustrim të këtij shembulli dhe në pyetjen se cili prej këtyre tre personave e ka mirë, ne mund të konstatojmë se nuk bëhet fjalë se cili e ka keq por këtu bëhet fjalë se cili e ka më mirë.Në këtë rast pa dashur të elaborojmë këtë shembull, ne themi se të tre këta persona e kanë mirë dhe se ata kanë bërë sevap, vepër të mirë.Pra para se të flasim se kush e ka mirë e kush keq, është e rëndësishme të themi që secili që merr pjesë në një vepër të dobishme pa marrë parasysh shumën, vepra llogaritet e mirë sepse secili po e njeh dhe po merr pjesë në të mirën, brenda mundësive të veta personale e shpirtërore.Pra ne nuk bën të hapim derën e diskutimit se kush është i keq a po më i keqi, por ne themi se kush është i mirë dhe kush po bën më së miri.Në Islam çmohet lart veprimi sa grimca e atomit, pra minimalja e veprës ka vlerë e peshë, sepse pjesëmarrja e jo mohimi, kanë vlerë të lartë te Zoti.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 15 = 18