Kuranin po e adhurojnë por nuk po e citojnë

 Është bërë pothuajse përditshmëri e ligjëratave fetare Islame në shumë xhami, rrjete sociale dhe ndeja të ndryshme e të shumta. Në pothuajse secilën ndejë e mundësi po ligjërohet mbi fenë Islame. Ligjërime nga disa studiues të fesë të cilët në realitet bëjnë thirrje për adhurim ndaj Zotit e Kur’anit, por në realitet pak përmendet ndonjë citat nga Kurani. Më shumë kemi përmendje të thënieve të Muhamedit a.s si dhe tregime e rrëfime të kohërave të largëta. Është thënë, thuhet dhe kanë treguar se ka qenë kështu e ashtu. Mbështetja dhe citimi i tregimeve, rrëfimeve e ngjarjeve imagjinare e që servohen si të qenura, është bërë metodë për të ligjëruar dhe për t’u dukur interesant. Është dukuri e injorimit të Kuranit kohëve të fundit e shfaqur në ligjërime e argumentime të çështjeve Islame. Pothuajse rrallëherë përpos pak temave, argumentohet apo citohet Kurani. Përse? Konsiderojmë që largimi nga citimi i tij është mënyra që e bën më interesant ligjëruesin, e që në asnjë variant nuk citon Fjalën e Zotit. Poqese shohim tema bashkëkohore, aspak nuk përshtatet thënia në realitetin dhe kërkesën.

Citatet Kuranore që janë të kontekstit të përgjithshëm, janë edukative, arsimore dhe kulturore. Kurse ato të kontekstit historik, tentohet të servohen si të përgjithshme dhe kjo mënyrë e krijon hutinë e opinionit. Qindra dhe miliona fjalime që janë të ashpra dhe të zjarrta, përmbajnë fjalorin dhe synimin e termeve Haram, s’bën, gjynah, mëkat, xhehenem, zjarr etj.Gjithçka që e quajnë haram nuk e argumentojnë me Kuran, por na sjellin tregim e rrëfim si dhe ëndrra të njerëzve imagjinarë. Kuranin po e adhurojnë ndoshta, por nuk po e citojnë e as nuk po argumentojnë asnjë dispozitë dhe fjalë me Kuran. O ligjërues, nuk mund t ‘na bindni se rrëfimet e tregimet e mijëra shekujve më parë janë argument që nxjerrim dispozitë hyjnore.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

72 − = 62