Kuranin lexoje me sytë e tu e jo me sytë e ekstremiseve

Të tjerët para nesh e që nga pas vdekja e Muhamedit a.s e kanë lexuar Kuranin me vëmendje dhe meditim. Por ata e kanë lexuar me sytë e tyre dhe e kanë kuptuar në këndvështrimin që e ka parë syri i tyre. Komentimi i tyre mbi Kuranin në shumicën absolute të momenteve i përshtatet rregullave gjuhësore arabe si pikë e parë e më pas edhe momentit, kohës e rrethanave. Këtu bëhet fjalë për konotacionin dy kahesh që sjellë Kurani; konotacionin historik dhe atë gjeneralë.

Nuk është ndesh me Kuranin nëse atë e lexojmë sot me syrin tonë duke çmuar leximin e tjerëve, por njeriu më tepër bindës bëhet kur syri i tij e lexon vet. Nëse ne sot e praktikojmë Kuranin nga leximi i tjerëve për neve e jo me sytë e tonë, atëherë mundësia për të gabuar është në një masë absolute. Gabim është të mendohet se është lexuar nga të parët dhe tani nuk kemi nevojë për leximin e tij. Ata e lexuan për vete dhe për kohën e nevojën momentale. Por nëse të parët e Islamit e lexuan Kuranin dhe gjithsesi e lexuan, kjo nuk më bën mua që ta kuptojë Kuranin nga leximi i syrit të tjetrit. Përkundrazi, në rrethanat aktuale të shfaqjes së shumë ideologjive në emër të fesë , assesi nuk na lejohet që të lexojmë Kuranin e as jetën me syrin e askujt. E cila normë fetare mund ta detyroj dikën që të kuptoj jetën me trurin vetëm të tjetrit dhe me syrin e huaj. Secili ka pikëpamjet e veta dhe objektivat në jetë. Këto nuk do të mund t’i realizoj duke ju nënshtruar trurit dhe syrit të huaj

Kërkimi i diturisë është obligim njerëzor dhe Kuranor. Kjo bën që të krijohen personalitete që kanë syrin e shëndoshë dhe që gjykojnë drejt për vete e në këtë rast edhe reflektojnë pozitivitet ndaj të tjerëve, por jo imponim i syrit tënd ndaj opinionit. Organizatat ideologjike që nxisin në ekstremizmin fetar, kanë arritur të shtrijnë një ndikim vetëm duke verbuar tjerët dhe duke u servuar atyre të gatshëm vetëm mendimin e vet. Kjo duhet të marrë fund dhe shtresat shoqërore duhet të investojnë fuqishëm në arsimimin e gjeneratave që do të ndërtonin të ardhmen e tyre moderne dhe përparimtare. Vetëm arsimimi i shëndoshë bën që grupimet e errëta të mos arrijnë suksesin e tyre të devijimit të shoqërisë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2