Kur’ani – libri më i njohur dhe më i lexuar në histori

Portali i njohur për kulturën e leximit “lovereading.co.uk”, ka grumbulluar të dhëna për numrin e botimeve, numrin e përkthimeve dhe kopjeve të shtypura të librave më të popullarizuar botëror në të gjithë historinë, duke i përfshirë artet e bukura dhe literaturën profesionale.

Në vendin e parë, libri më i popullarizuar i të gjithë kohërave është Kur’ani, me rreth 3 miliardë kopje, të shpërndara në të katër anët e botës. Është interesante se Kur’ani është libri i vetëm, i vendosur në këtë portal, që nuk ka pësuar ndryshime, kurse sipas të të dhënave të tyre, është përkthyer në më se 50 gjuhë të botës.

Hulumtuesit objektivë pohojnë, gjithashtu, se Kur’ani është mbi të gjithë librat e tjerë edhe për nga aspekti i gjithëpërfshirjes, leximit dhe studimit në nivel botëror.

Në vendin e dytë është vendosur Bibla, botim i mbretit James, e cila është shtypur në rreth 2.5 miliardë kopje. Sipas hulumtuesve, kjo Bibël është shtypur në vitin 1193, me botime dhe versione të ndryshme, kurse është përkthyer në 66 gjuhë.

Në vendin e tretë gjendet libri “Thënie nga vepra e Mao Tse-Tung”, një përmbledhje e fjalimeve dhe veprave të shkruara të ish-liderit të Partisë Komuniste në Kina, Mao Tse-Tung. Vepra është përkthyer në 34 gjuhë.

Vepra më e përkthyer në gjithë kohët është “Odiseja” e Homerit, e cila ka përjetuar 902 botime të ndryshme, në rreth 250 gjuhë të botës.

Librat më të njohur të të gjitha kohërave:

  1. Kur’ani (viti 644) – rreth 3 miliardë kopje
  2. Bibla e mbretit James (1611) – rreth 2.5 miliardë kopje
  3. Thënie nga vepra e Mao Tse-Tung (1964) – 800 milionë
  4. Don Quixote (1512), të autorit Miguela de Cervantesa – 500 milionë
  5. Seria Harry Potter (1997 – 2007) – 450 milionë
  6. Tregimi për dy qytetet (1859), autor Charles Dickens – 200 milionë
  7. Zoti i unazave (1954-55), autor .R.R. Tolkien – 150 milionë
  8. Princi i vogël (1943), autor Antoine de Saint- Exupéry – 140 milionë
  9. Alisa në tokën e çudirave (1865), autor Lewis Carroll – 100 milionë
  10. Dhjetë zezakët e vegjël (1939), Agathe Christie – 100 milionë

(Islampress)

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 3