Kur’ani ka nevojë që edhe më tutje të zbulohet.!

Në rastin konkret, a është e mundur vërtetë që me recitimi tekstual të lutjeve që i përmbledh Kur’ani, apo me ujin e abdesit që ia hedhim gjymtyrëve tona të shërohet koronavirusi, siç thonë disa e siç insistojnë të tjerët që kësaj pyetje t’i përgjigjen pozitivisht?

Interpretimi i drejtë i Kur’anit (tefsir) është ndër punët më të vështira dhe më strikte në teologjinë islame, ndërsa interpretimi i haditheve, gjithsesi, është një prej mënyrave më të përshtatshme të manipulimeve dhe dezinformimeve që bëhen në emër të Islamit.

Mesazhi përmbajtjesor i Kur’anit ka qenë prezent në të gjitha librat e shpallur, në të gjitha fletushkat dërguar profetëve të njerëzimit dhe në të gjitha dialogjet që janë zhvilluar në forma të ndryshme mes Zotit dhe të dërguarve të Tij. Si i tillë që është, Kur’ani ofron çdo gjë, në çdo kohë, për çdo vend dhe për secilën shoqëri.

Ai është shprehja më adekuate e nevojave të secilës kohë. Megjithatë, për të arritë në këto thellësi e Kur’anit, nuk mjafton vetëm ta themi këtë, apo ta kemi pranë, aq më pak vetëm ta citojmë. Kur’ani ka nevojë që edhe më tutje të zbulohet.

shkruan; dr. Mustafe Bajrami

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 2