Kurani e përshkruan qartë figurën e Muhamedit a.s:

Në këto dekadat e fundit po vërejmë hapur jo vetëm madhërim të njeriut por edhe devijim i plotë i figurës së Muhamedit a.s.Ai si i dërguar dhe i zgjedhur i Zotit, nuk ka ardhur me thirrjen dhe kërkesën për ta madhëruar atë, por ai u dërgua me thirrjen për ta besuar e madhëruar Zotin, Krijuesin e gjithësisë.

Kurani e përshkruan qartë figurën e Muhamedit a.s: “Muhamedi nuk është tjetër veçse i dërguar i Zotit.Poashtu e përshkruan rolin dhe detyrën e tij: “ Ti ke detyrë vetëm kumtimin”.Gjithashtu Kurani e përshkruan si kumtues të paqes dhe lirisë së besimit; “ Nuk ka dhunë në fe.”e JO kush nuk e pranon fenë vriteni apo kush e ndërron fenë.Kurani edhe e përshkruan si mëshirë: ‘Ne të kemi dërguar ty mëshirë për mbarë njerëzimin.’

E jo sic e përshkruajnë autorë të disa librave fetare se kinse ai ka thënë: Jam dërguar me tehun e shpatës.Pra nga këta dhe shumë shembuj tjerë Kuranor, ne mund të konkludojmë lirshëm se ne duam të besojmë Muhamedin ashtu si e përshkruan Kurani e jo siç e përshkruajnë predikues me synime të errëta dhe devijuese e denigruese të figurës së Muhamedit a.s.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 1 =