KUR KA LINDUR MINARJA SI PJESE E XHAMIVE?

Sipas të dhënave historike, minarja e parë ishte ndërtuar me urdhrin e kalifit Muavije bin Ebi Sufjan Meslemeh bin Muhlid, në xhaminë e Omer Ibn El-Ass në Egjipt, për t`u zgjeruar më pas edhe në viset tjera islame.Për fat të keq, sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë historike e këtyre minareve të ndërtuara në shekullin e parë hixhrij.Sipas gjurmuesve arkeologjik, minarja më e vjetër e mbetur deri më sot eshë ajo e xhamisë El-Kajrevan në Tunizi, të cilën e kishte ndërtuar Ukbet Bin Naifi në vitin 50 h.,gjegjësisht në vitin 680, sipas kalendarit gregorian.Kjo minare, besohet se është rindërtuar dhe meremetuar disa herë deri më sot.

Ajo përbëhet nga tre kate. Kati i parë dhe i dytë ishte ndërtuar në kohën e sunduesit Hisham bin Abdul Melik, kurse kati më i lartë i saj në shekullin e XII-të.Emri i vendit prej nga është thirrur ezani ndryshonte, varësisht prej vendit dhe kohës të cilës i takonte. Minarja, në fillim të përdorimit të saj në Sham ( Siri, Palestinë, Jordan, Liban), është quajtur “ Es-sevme’atu”.

Arkitektura dhe stili i minareve të para i ngjanin pjesëve të larta të kishave të ngritura për kambana në formë katrore, të cilat në fjalorin arab njiheshin me emrin Es-sevme’atu.Gjeneratat e para të myslimanëve në Sham, ezanin e thirrnin nga lartësia e kishës e cila ishte shndërruar në xhami në atë kohë, e njohur sot me emrin “ El-Mesxhid El Emevij “, në Damask.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 54 = 60