Kur energjia e te riut dhe urtësia e të vjetërit bashkohen, suksesi dhe mbarësia nuk mungojnë asnjëherë.

Qielli nuk ka të afërm, të gjithë njerëzit i trajton njëlloj, por nga drita dhe energjia e tij përfitojnë vetëm ata të cilët janë të zellshëm në punë, dhe që punojnë drejtë, mbarë e pa hile.

Dy gjëra janë shtylla dhe fondamente të cilat një vend e një shoqëri e bëjnë dhe e ruajnë të qëndrueshme dhe e shpien drejtë avancimit;kuadro të afta profesionale në pozita të rëndësishme të vendit, si dhe gjygjësia funkcionale dhe e drejtë.Kur energjia e te riut dhe urtësia e të vjetërit bashkohen, suksesi dhe mbarësia nuk mungojnë asnjëherë.

Pushtetet janë qarkulluese, të mirat mbahen mend për të mirë, kurse të kqijat mallkohen.Historia njerëzore ka vetëm dy faqe; të bardhen dhe të zezen, prandaj gjithëmonë duhet të mundohemi që faqet tona individuale dhe shoqërore të jenë të çiltëra.

Kur të zgjedhurit në pushtet vinë në mënyrë të lirë,demokratike dhe pa shantazhime, duhet ti perkrahim dhe tua shtrijmë dorën e ndihmës, derisa ata gjithëmonë punojnë në interes të shoqërisë dhe vendit.

I gjithëpushtetshëm dhe i përhershëm sipas të gjitha mësimeve hyjnore është vetëm Zoti!Zoti është i përhershëm, ndërsa njeriu dhe pushteti i tij në këtë botë është i përkohshëm dhe kalimtar.

Shkroi; dr. XHABIR HAMITI

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + = 23