Kuptimi i mesazhit te nates se kadrit

Feja e islame është e bazuar në besimin në një Zot, në mesazhin e Profetit Muhamed a.s., në lutjet e përditshme përmes së cilave besimtarët lidhen me Krijuesin e tyre , në agjërimin e Ramazanit me të cilin besimtarët rezistojnë dhe disiplinojnë e trupin dhe shpirtin e tyre, në Zeqatin të cilin e praktikojnë si akt bamirësie me të cilin ndihmohen të nevojshmit, si dhe në vizitën e Qabes, shtëpisë së Zotit, përmes së cilës myslimanët shfaqin unitetin e tyre, të tubuar për një qëllim dhe për një destinacion të përbashkët.Këto obligime fetare të lartpërmendura rregullojnë sjelljen njerëzore në të gjitha dimensionet.

Ato kanë krijuar shoqëri me kohezion të fuqishëm dhe civilizim madhështor.Këto parime janë të nevojshme për të mirën e vet njerëzimit si; unitetin e racës humane, të drejtat e barabarta, paqes, sigurisë, barazisë sociale, respektimit të zotimeve, fqinjësisë dhe konsideratës për të tjerët si dhe mbrojtjen e përkatësisë dhe pronës.Parimet islame po ashtu sigurojnë gjuhë të përbashkët në mes njerëzve dhe komuniteteve të ndryshme fetare.Origjina e fesë hyjnore është një dhe e vetme. Myslimanët besojnë në të gjithë pejgamberët e Zotit, dhe mohimi i vetëm njërit prej tyre konsiderohet devijim nga Islami.Kjo është një platformë e gjerë, përmes së cilës popujt e feve të ndryshme mund të takohen së bashku në respektin e ideve dhe besimeve të tjera si dhe të veprimit të përbashkët në shërbim të shoqërisë.“ I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët.

Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhrin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”.(El-Bekare: 285)Islami i njeh dhe i respekton gjithë krijesën njerëzore, pa dallim race, ngjyre apo feje:Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.(El- Isra`a: 70).

Islami gjithashtu kërkon nga pjesëtarët e tij që gjatë thirrjes së tyre në fjalën e Zotit, të jenë të butë dhe të matur:“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit. ( En-Nahl: 125)Duke pasur parasysh se predikimi i Islam është i bazuar në arsye të shëndosh, ithtarët e tij janë të kërkuar që të shmangin dhunën si dhe mizorinë, e të flasin vetëm me mirësi dhe respekt:“ Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti fali ata dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”. ( Al-Imran: 159)Islami sqaron se mesazhi i tij është që të sjellë mëshirë për të gjithë njerëzit pa dallim:“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107)I dërguari Muhammed a.s. Paqje Zotit qoftë mbi të kishe nënvizuar konceptet e dhembshurisë dhe butësisë duke porositur me thënien e tij:“ Mëshira e Gjithëmëshiruesit i ndahet atyre që kanë mëshirë ndaj tjetrit dhe atyre që janë të mëshirshëm ndaj krijesave të Zotit në tokë në përgjithësi. Kush është i mëshirshëm në tokë gëzon mëshirën e të lartit Zot ..” !Islami thërret për trajtimin e të tjerëve ashtu si edhe çdo njeri do të dëshironte të trajtohet nga të tjerët.

Ai kërkon tolerancë, falje dhe kualitete të cilat ndërtojnë jetën njerëzore:“Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët”. (Shura: 40)“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë”. (Fus-silet : 34)Islami thërret për trajtimin e të gjithëve pa dallim me drejtësi dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe të pronës:“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini në mendje All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni” (El-Maide : 8)“All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni”. ( En-Nisa: 58)“….zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë”. (El-E`araf: 85)Islam urdhëron në respektimin e konventave dhe zotimeve si dhe dënon mashtrimin dhe tradhtinë:“ Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni” . (“En-Nahl : 91)Islami e përkrah jetën humane dhe nuk lejon luftimin kundër jo luftëtarëve, kundër civilëve dhe ta pafajshmëve, të uzurpimit të pronave të tyre, sulmin ndaj fëmijëve në prehrin e nënave të tyre, studentëve në shkollë, plakave dhe pleqve. Ndryshe, sulmi ndaj jetës së njerëzve sipas Islamit është i barabartë me sulmin e të drejtës së gjithë njerëzve për të jetuar.

Ndryshe, kjo konsiderohet edhe ndër mëkate më të rënda .“…..kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa e mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit”. ( El-Maide; 32 )Islami respekton ekuilibrin, përmbajtjen si dhe gjakftohtësinë :“…Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush “.(El-bekare: 32)Pejgamberi a.s. ka thënë :Lehtësoni dhe mos vështirësoni , bëhuni fatthënës dhe mos u bëni mendjemëdhenj..”Pjesëtarët e besimit Islam kanë bërë përparime historike në shkencë si dhe në jetën intelektuale me të arriturat e tyre të shumta, të cilat kanë fuqizuar civilizime të madha njerëzore, nga të cilat kanë përfituar edhe jo myslimanët kudo në botë.- Islami fton në demonstrimin e tolerancë dhe kënaqësisë.- Islami e lufton ekstremizmin, ekzagjerimin si dhe papajtueshmërinë, të cilat janë veprime kundër të menduarit të drejtë.- Ekstremizmin Islami e kategorizon si devijim të haptë nga feja e vërtetë.Islami dhe myslimanët edhe sot e denoncojnë ekstremizmin ashtu siç bënin edhe të parët e tyre gjatë historisë.Islami është religjion i etikës dhe kërkon atë që është në të mirë të njerëzve pa dallim. Mjetet e propagandës islame janë etike dhe ai mund të mbrohet vetëm përmes mjeteve etike.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

92 − = 89