KUJTOJMË TË KALUARËN E LAVDISHME, NDËRTOJMË TË ARDHMEN NË PAQE E DASHURI..!

Besnik Muharrem Restelica (18.4.1967 – 24.2.1997)

Në familjen të njohur patriotike Restelica të Besianës u lind i biri i Muharremit e Xhezides, të cilët kishin gjashtë fëmijë: vajzat, Magbulen e Shpresën dhe djemtë Enverin, Besnikun, Bedriun dhe Fahriun. Besnikun e thërritnin me përkdhelie “Daluku”. Shkollën fillore “Shaban Shala” dhe të Shkollën e Mesme Teknike i kreu në Besianë. Ndërsa Fakultetin e Xehetari – Metalurgjisë e kreu në Mitrovicë. Rrugën patriotike e trashëgoi nga babai, Muharremi, i cili ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968.
Veprimtarinë patriotike, Besniku e zhvilloi gjatë viteve 1989-1990, në demonstratat kundër okupatorit serb në Besianë, Prishtinë e Mitrovicë.

Gjatë studimeve në Mitrovicë, në vitin 1995 Besniku kishte rënë në kontakt me organizatorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Asllan Selimin nga Açareva e Skënderajt. Në linjë të kësaj lidhjeje po qëndronte njëri prej organizatorëve të UÇK-së, Rexhep Selimi. Në këtë periudhë, veprimtarinë e tij atdhetare ai e zhvilloi në Zonën Operative të Drenicës, duke marrë pjesë në shumë aksione të zhvilluara në zonën e Drenicës kundër okupatorit serb. Mirëpo veprimtaria e Besnikut nuk i shpëtoi syrit të armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai ishte vënë nën përcjellje të vazhdueshme deri në ditën e arrestimit në shtëpinë e tij në Besianë, e cila edhe më vonë mbeti bazë e luftëtarëve të UÇK- së.

https://www.facebook.com/Foltash1/

Në kohën kur ishin krijuar kushtet që Besniku t’u bashkohej formacioneve të Zonës së Llapit, e udhëhequr nga komandanti Zahir Pajaziti, sigurimi shtetëror serb arrin ta arrestojë Besnikun, më 30 janar të vitit 1997. Natën e arrestimit, në shtëpinë e Besnikut kishte qëndruar mysafir shoku i tij, Sylejman Jashari, i cili po ashtu u arrestua nga policia serbe. Të arrestuarit u dërguan në Burgun e Prishtinës. Në hetuesi,, për 25 ditë me radhë, Besniku iu nënshtrua torturave shtazarake. Vetëm një ditë pas këtij arrestimi, në Pestovë të Vushtrrisë, në pritën e policisë kriminale serbe ranë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Me arrestimin e Besnikut, UÇK – së iu shkëput një hallkë shumë e rëndësishme organizative dhe nga gjiri i saj u nda njëri ndër bijtë më të devotshëm. Dhuna mizore e ushtruar mbi trupin e Besnikut arriti t’ia marrë jetën, por jo ta thyejë. Qëndresa e tij i tmerroi kriminelët serbë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët nuk arritën ta nxjerrin asnjë fjalë dhe sekret nga goja e tij.

PORTAL KUNDER EKSTREMIZMIT DHE RADIKALIZMIT TE DHUNSHEM NE VEND


Vrasja e Besnikut në hetuesinë e burgut të Prishtinës, më 23 shkurt të vitit 1997 u përballua me stoicizëm nga prindërit dhe tërë familja e tij, por ajo e rriti në kulm urrejtjen dhe pezmin e të gjithë shqiptarëve kudo në Kosovë. Me 24 shkurt 1997, në varrezat e Besianës u varros trupi i dëshmorit Besnik Restelica. Për meritat e tij, Besniku shpallet dëshmor i kombit. Rruga e lagjes ku u lind dhe kaloi fëmijërinë Besniku tani mban emrin e tij. Pas përfundimit të luftës, familja e Besnik Restelicës është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës, nga SHFD në Besianë, SHP i UÇK-së etj. (M. K.)

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 5 = 1