Kujdes se çfarë libri po u japin te dyert e xhamive

Propaganda tekfiriste ekstremiste në emër të Islamit po vazhdon të shpërndahet nëpër xhamitë e Kosovës edhe gjatë Ramazanit! Një libër i quajtur (Frika prej xhehennemit dhe malli për xhennetin) i përkthyer nga Abdurrahim Balla, tanimë i dënuar me burg në Shqipëri për propagandën e tij në kuadër të lëvizjes ultraextremiste e njohur në botën islame si sekti tekfirist, po shpërndahet falas për frekuentuesit e xhamive në Kosovë, sidomos ditëve të xhumasë. Libërthi në fjalë nuk ka të shënuar as vendin se ku është botuar, e as emër të shtëpisë botuese. Është si një pamflete. Ka vetëm disa të dhëna të shkurtra si emrin e përkthyesit ; Abdurrahim Balla dhe emrat e autorëve të huaj të librit e që janë : Abdurrahman Ibni Rexhepi dhe Abdul Vahid el Magribi, kurse botuesi thuhet të jetë Rinia Islame , por edhe kjo rini nuk ka adresë, pra nuk dihet rini e kujt vend është !



Që në hyrje të këtij libri të bie në sy ideologjia dhe fryma e interpretimit ideologjik dhe sektar. Libërthi i formës së pamfletesh ka gjithsejtë 46 faqe, dhe askund nuk është evidentuar asnjë fusnotë përveç disa ajeteve kuranore. Të nderuar qytetarë dhe besimtarë, Mos pranoni libra të tilla pa adresë, sepse ato nuk janë as fe e as besim, por ideologji e shtrembëruar e cila vepron në emër të një versioni fetar të çoroditur, dhe e cila është shkaktare kryesore e krijimit të grupeve terroriste aktive në botën islame.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

93 − = 86