Kujdes nga fenomeni që quhet TEKFIR-shpallje i pa fe

Tekfiri është një term i gjuhës arabe e që është e kundërta e besimit. Pra të jesh besimtar apo mosbesimtar. Kemi theksuar në vazhdimësi që besimi apo mos besimi është në dorën dhe dëshirën e secilit person. Njerëzit janë krijuar të lirë dhe kanë drejtën e tyre që lirshëm të besojnë dhe praktikojnë besimin, por edhe të lirë për të mos besuar.


Ç’ështjen e besimit të brendshëm të bindjeve të njerëzve e di Vetëm Zoti dhe vetëm Ai është që e gjykon. Nuk është në të drejtën e askujt që të llogarisë dike besimtar e të nxjerrë dike tjetër nga besimi. Tekfir është element dhe kompetencë e Zotit e që sot në duart e veta e kanë marrë grupe radikale dhe ekstremiste. Këto grupe dhe këta individë, i kanë dhënë vetes kompetencë absolute që kushdo që nuk iu bindet, e shpallin jobesimtar e në këtë rast lejojnë edhe më të keqen ndaj tij. Por të tillët sot po e hajnë njëri tjetrin. Konflikti midis tyre veçse po merr përmasa të mëdha. Ata tanimë kudo dhe në çdo formë janë në konflikt njëri me tjetrin dhe secili po e shpallë tjetrin të pa fe. Pas dështimit dhe tradhtisë që njëri i bën tjetrin, ata sot po hyjnë në një fazë qorre që do të detyrohen të merren me njëri tjetrin.


Por si qëndron çështje e tekfirit ligjërisht në disa shtete?


Në Emiratet e bashkuara arabe tekfiri ligjërisht cilësohet si krim, kurse në Tunis konsiderohet krim terrorist. Në këto dy shtete nëse tekfiri, shpallja i pa fe, dërgon në vrasjen e dikujt që është cilësuar si i pa fe, i tilli që bën tekfir dhe shkaktarë i mbytjes së njerëzve për shkak të fesë, dënohet me vrasje-ekzekutim nga organet e drejtësisë. Ndërsa në Arabinë Saudite që është burim i veprimeve të këtilla, ndalohet shpallja i pa fe vetëm ndaj shtetit. Pra të shpallësh shtetin të pa fe është krim dhe dënohet me vdekje. Kurse të shpallësh të pa fe apo të i bësh tekfir dikujt jashtë pushtetit, nuk llogaritet krim. Kurse në shumicën e vendeve me shumicë muslimane-arabe, tekfiri nuk konsiderohet si krim por hyn në rangun e ofendimit dhe fyerjes ndaj individëve.

Shtete në përgjithësi me shumicë muslimane por edhe me pakicë, do duhej të jenë të vëmendshme dhe të kujdesshme ndaj këtij fenomeni që quhet tekfir apo shpallje e dikujt si i pa fe. Ata do duhej që të nxirrnin ligjin që sanksionon çdo gjë që shpie në cenimin e integritetit dhe jetës së secilit person apo shtetas. Kështu do u pamundësohej grupeve tekfiriste që të shpërndajnë këtë fenomen që sjell ekstremizëm e frikë në rritje.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

47 − = 44