Kujdes në mendime, sepse ato më pas shndërrohen në fjalë e vepër!

Nuk është shumë e rëndësishme se sa njeriu është fetar dhe sa i duket fetarizmi, sa është e rëndësishme mendimi, fjala dhe vepra si dhe sjellja e morali i tij.

Këto janë të rëndësishme. Besimin secili e kultivon për vetën, por nëse mendimi, fjalët dhe sjellja nuk janë të duhura, atëherë çfarë na duhet të shohim në publik fetarizmin e dikujt.

Ndaj ne duhet të kemi kujdes së çfarë mendimesh kemi, sepse ato shndërrohen në fjalë e më pas në vepra e traditë. Nëse mendimi jo i shëndetshëm shndërrohet në fjalë e vepër dhe traditë, atëherë kemi të bëjmë më ndërtim të personalitetit që në fakt sjell dëm për shoqërinë.

Mendoje të mirën për të gjithë, veproje të dobishmen dhe ndërtoje traditën në vlera të dashurisë e respektit dhe paqes e dhembshurisë për të gjithë.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 87 = 95