Kthimi nga toka e “premtuar” në tokën amënore !

Gjithëmonë të provuarit dhe të mençurit kanë thënë: “Preventimi i sëmundjes është shumë më i mirë sesa shpenzimi i një depoje të tërë me ilaçe”. Kur ne, në vitin 2008, disa vite para se të filloj lufta në Siri thoshim; se në vendin tonë është duke u keqpërdour feja islame me qëllim për tu vënë në shërbim të agjenturave dashakeqe të Kosovës, thirrja e jonë publike atëherë pat hasur në vesh të shurdhër, bile një e pjesë komunitetit na pat shpallur edhe heretik – pabesimtar, proevropian, mason etj.etj !!! Na linçuan, na shkarkuan nga vendet e punës e na sulmuan edhe fikzikisht …!

Sikur të vepronim në kohë, nuk kishte me ardhur ky moment, që ne sot të merremi me këtë pjesë të shoqërisë tonë duke shpenzuar kohë dhe mund të shumfishtë, e cila ka ra në grackën e manipulimit të skajshëm , në emër të një interpretimi dhe versioni çeshit ideologjiko fetar, i katapultuar nga jashtë dhe i ndihmuar nga argatët e brendshëm. Mosveprimi ynë në kohë, i dha mundësi dhe material shumë mediave rajonale dhe ndërkombëtare, që të na potretizojnë si shoqëri me potencial të prodhimit të luftëtarëve vetëvrasës në emër të Zotit !! Kjo njollë, në arenën ndërkombëtare deshëm apo nuk deshëm të pranojmë na ka dëmtuar shumë moralisht dhe politikisht. Urojë, që këta fëmijë dhe këta prindër t’i tejkalojnë traumat e tyre, duke u intergruar një ditë në jetën e përditëshme normale. Zoti ju ndihmoftë !

Autor: Xhabir Hamiti

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 5 =