Krijesa njeri dhe nevoja e besimit në Zot..!

Krijesa njeri dhe nevoja e besimit në Zot Kuranin nuk mund ta konsiderojmë vepër shkencore, sepse Kurani është libër i besimit shpirtrorë dhe edukativ dhe moral.

Kurani në përmbajtjen e vet ka rrëfyer për të kaluaren e popujve dhe ka njoftuar për popujt në gjithë kontestin historik se që nga njeriu i parë e deri tek Muhamedi a.s Zoti ka dërguar të dërguar dhe shpallje. Misioni i të gjithë të dërguarve para Muhamedit a.s ishte thirrja e njerëzve për të besuar një Zot. E thirrja përmbyllëse është Kurani që përmbyll thirrjen e Zotit drejtuar njerëzimit për të besuar në një Zot. Pra në esencë misioni kyq i shpalljëve është thirrja për besim, ndaj Kurani është gjithëherë si shpallje e fundit në shërbim të njeriut dhe thirrjes për ta besuar Zotin.Në natyrën e tijë njeriu ka nevojë për ushcim e oije dhe për të jetuar në mesin shoqëror një jet të begat dhe për të fuqizuar këtë dhe për të mbajtur harmonin në jetë ka nevojë për besimin shpirtror në Zotin.

Hulumtuesit dhe studiuesit të historisë e kombëve, feve e civilizimeve janë në një koncensuz se: “Njeriu ka nevojë për besim dhe madhërim ndaj Zotit. Gjat historisë kishte qytete pa pallate e pa prodhimtari por nuk kishte qytet pa besim, pra nevoja për besim në Zot është e domosdoshme.” Të vecuarit e Zotit në cështjen e besimit janë të diturit: “Zoti vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë.

Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.” E shohim në citatin Kuranor se si njerëzit e ditur dhe me intelekt të lartë Zoti i ka radhitur në një rang te engjujt, pra shohim këtu që Zotin dhe nevojën për te besuar Atë e kuptojn vecanërishtë të diturit.Njeriu nisur nga nevoja esenciale për cdo gjë të mirë në tokë, mundin e tij e materializon përmirësin individuale e familjare por mirësia me kuptim të plotë merr formën atëherë kur njeriu e kupton domosdoshmërinë për të besuar në një Zot.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 3 = 1