Krejt në zjarr vetëm “unë” në parajsë

Ideologjitë e ndryshme si ideologjia e quajtur tekfiriste e cila sheh veten si të vetme në grupin e shpëtuar dhe të shpërblyer nga Zoti. Zoti nuk është e mundur të shpërblejë vrasësin i cili pretendon veten si të shpëtuar. Vrasësit si ISIS që drejtohej nga i quajturi kalifë Bagdadi, i dha vetes dhe ndjekësve të tij legjitimitetin e të shpërblyerve me parajsë. Thuajse ai është “zoti i parajsës”. Kështu edhe i besuan dhe u hutuan pas gjëegjëzave të tij. Edhe më tej ideologjia e llojit të tyre funksionon me bindjen se të gjithë në zjarr e vec ne në parajsë. Por kush është Zoti i parajsës dhe zjarrit. Është Zoti i gjithësisë e jo ata që e kanë shpallur dhe e ndiejnë veten si vet zoti. Agresiviteti, dhuna, frika e tmerri që predikohet nga ata, kanë bërë që besimtarët e vërtetë Islam edhe të kenë frikën se në dorën e kujt është jeta e njeriut dhe në dorën e kujt është ardhmëria e tyre.

Diskutime të kota, ligjërime e predikime krejtësisht jashtë cdo konteksti Kuranor. I shohim termet dhe fjalimet e tyre të stërmbushura me urrejtje ndaj secilit, ndaj çdokujt që nuk përfillë ata që e quajnë veten posedues të parajsës e posedues të zjarrit. Mallkimet, ofendimet, fyerjet e ndëshkimet janë forma që e ndjek këtë opsion dhunues të psikikës së shëndoshë të njeriut, duke tentuar ta imponojnë veten në emër të Zotit, por gjithçka në kundërshtim me Zotin. Vetëm ata ithtarë të errësirës së quajtur Isis dhe Bagdadi qenkan në parajsë e tjerët në ferr. Kjo pasi që ata kështu e perceptojnë fenë e besimin, duke u dukur vetja si më të dashurit e Zotit. Por jo, jeta dhe e ardhmja e njerëzimit është në fuqinë e Zotit e jo të fundërrinave të quajtur Isis. Kjo pra është feja e Isis-it dhe njerëzve apo mbetjeve të saj. Ne nuk ndjekim e nuk pranojmë e as nuk besojmë fenë e Isis-t. Larg nga ata…!

Postime te ngjajshme