Koronavirusi nuk shërohet me pallavra e maskarallëqe po me Mjekësi, Pikë…!

Korona virusi nuk shërohet me primitivizma të Indisë e Pakistanit Disa miq më kanë dërguar një foto ku shihet njëfar leshkuqi që thoshte se iu paska struditë Pejgamberi në ëndërr dhe ja paska dhënë diagnozën si mu ruajtë e mu shërue prej koronavirusit.

Poshtë asaj fotoje ishte edhe një link. E hapa. Zoti mos um shtiftë n’xhynah, prej qehres së ati “eviljaje” mujsha me kuptue çfarë rrenci e çfarë matrapazi mashtrues që është. Ani mufti po i thojshin.

Miq, budallë të tillë ka pas gjithmonë, ka me pas edhe në të ardhmen. Por kjo nuk është krejt e keqja. E keqja po plotësohet kur dëgjon se ende ka njerëz që u besojnë këtyre budallakive.

Prapë po them: Koronavirusi me ilaçe shërohet. Me ilaçe, me vaksina e me intervenime përkatëse mjekësore. Profilet tjera shoqërore mujn me ndihmue nga këndvështrime tjera, por atë e shëron vetëm mjekësia.

Kështu na mëson Kur’ani e kështu na ka mësuar Muhamedi a.s. Koronavirusi dhe epidemitë tjera nuk shërohen me pallavra e maskarallëqe t’Indisë e të Pakistanit. Pikë…!

Shkruan; Mustafe Bajram

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

92 − = 82