Konfirmohet dita e parë e Haxhit me 9 gusht dhe Bajrami me 11 gusht

Gjykata Supreme Saudite konfirmoi të enjten se Hëna e Re e Dhu Al-Hixhes ishte parë. Prandaj, Haxhi do të fillojë të Premten me 9 Gusht, pelegrinët do ta kalojnë ditën në rrafshinat e malit Arafat të Shtunën me 10 Gusht, dhe Bajrami i Kurbanit do të fillojë të Dielën me 11 Gusht. Që nga e Mërkura, 1,249,951 haxhiler kishin mbërritur në Mbretëri për pelegrinazhin, sipas statistikave të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme Saudite e Pasaportave. Shumë pelegrinë nga Pakistani, Bangladeshi, Indonezia, Malajzia dhe Tunizia kanë mbërritur në Arabinë Saudite si pjesë e nismës së Rrugës së Mekës.

Nisur vitin e kaluar me Malajzinë dhe Indonezinë si të parën që provoi, nismën “Rruga e Mekës” që përfshin përpunimin e kërkesave për vizitorët e Haxhit si dhe lëshimi i vizave, sigurimi i respektimit të kërkesave shëndetësore dhe kodifikimi dhe renditja e bagazheve në aeroporte. Pelegrinët që i rregullojnë procedurat e udhëtimit përmes programit, ata mund të anashkalojnë procedurat pas mbërritjes në Arabinë Saudite dhe të drejtohen direkt në autobusë që presin t’i transportojnë me akomodimet në Meke dhe Medine, duke lehtësuar kështu bllokimet nëpër aeroporte. /Arab News/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 19 = 29