Kompetenca që nuk janë të deleguara nga Zoti

Askush dhe asnjë njeri pa marrë parasysh se deri ku arrin niveli i arsimimit të tij, nuk mund të pretendoj që Zoti t’i ketë deleguar atij kompetenca që të inspektoj apo gjykoj jetët e njerëzve.
S a me lehtësi sot i dëgjojmë disa tek flasin në Emër të Zotit thuajse vërtetë kanë kompetenca të deleguara prej Tij. Gjithashtu të atillë që gjykojnë brendinë, zemrat e njerëzve dhe tentojnë të ndërhyjnë në çështjet e jetës së tjerëve, duke tentuar të shiten si njerëz të deleguar nga Zoti. Edhe pse nuk e shprehin, shpesh shohim të atillë që e paraqesin veten si njerëz me shumë kompetencë Hyjnore.
Gjykimi mbi njerëzit, të ardhmen e tyre, veprimet e tyre, të mira apo jo, të pëlqyera apo jo, janë në Dijen e Zotit, Fuqinë e Tij dhe Vullnetin.
Asnjëri nga ne nuk e ka të drejtën të thërras veten si “njeri të Zotit”. Sillen me kompetencë absolute sikur gjithësia të ishte në dorën e tyre. Feja, Kurani e as Muhamedi a.s. nuk janë pronë e askujt për të tentuar nënshtrimin e tjerëve. Kurani është Fjalë e zbritur nga Zoti, Muhamedit a.s, për t’ju kumtuar njerëzimit kërkesat e Zotit, për besim, dashuri, paqe, adhurim, arsimim, moral e kulturë dhe drejtësi.
Pra, ndaluni nga paraqitja e vetes si më të dashurit e Zotit, të deleguarit e Tij, sepse nuk jeni të atillë, nuk jeni me kompetenca deleguese nga Krijuesi.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

93 − 85 =