Kombinimi Tekfirist me atë personal

Ka të bëjë me personalitetin e Tekfiristit dhe përbërjen psikologjike, të cilat kombinime janë:

 

Së pari: Ai ka tendencë për izolim.. kjo është izolimi  intelektual i ideve ekzistuese dhe partive dhe hedh poshtë legjitimitetin e elitave dhe regjimeve.

Së dyti: Plotësimi i parakohshëm .. Kjo do të thotë që personi që hyri në izolim, një herë e gjen doktrinën e re ose idenë e plotë, e mjaftueshme në krahasim me të tjerat.

Së treti: inferioriteti – superioriteti .. personi i izoluar ndihet inferior për shkak të izolimit të tij dhe paaftësisë për të gjetur një mjedis të përshtatshëm.

Së katërti: Levizshmeritë – agresiviteti, Ekstremistët tregojnë një tendencë për sjellje agresive me ata që i konsiderojnë ata jo bindës dhe ky agresion mund të jetë një shprehje e mohimit të tyre vullnetar të përfshirjes në shoqëri.

Së pesti: fashizmi .. Ky term përdoret nga studiuesi amerikan Herer Kemixhjan në librin e tij “Fundamentalizmi në botën arabe”, që do të thotë se karakteri fundamentalist apo ekstremist ka tendencë të jetë një personalitet fashist i karakterizuar nga një interes i madh dhe ndjekja e madhe për të vënë në kontroll mjetet dhe fuqinë për ndryshime politike dhe sociale.

Së gjashti: Jo-toleranca, Angazhimi ekstrem i individit ndaj bindjeve të tyre dhe angazhimit ndaj tyre i bën ata të pa tolerueshëm për të “devijuarit, të humburit dhe ata që nuk pajtohen me ta”.

Së shtati: skepticizmi – projeksionet, personaliteti ekstremist tenton të besojë ekzistencën e një komploti të përhershëm ose të komploteve të projektuara  nga shumë anë.

Së Tetë: Perceptimi i konspiracionit .. Së shpejti do të gjeni të njëjtën figurë radikale përpara mundësisë së formimit të organizatave sekrete për t’i rezistuar të gjithë armiqve dhe për rrëzimin e pushtetit.

Së nënti: Idealizmi – një ndjenjë detyre. Karakteri i tekfiristit dallohet me ofrimin e një modeli të lartë të idealizmit dhe përkushtimit ndaj kauzës që beson.

Së dhjeti: Vrazhdësia – guximi. Tekfiristi merr përsipër të kryejë urdhrat e udhëheqësit ose organizatës nëpërmjet “besnikërisë”, e cila e bën atë të përshtatë sjelljen e tij në përputhje me standardet e grupit apo organizatës.

Zgjidhja për këtë  mund të konsiderohet diçka me disa pika si një kontratë shoqërore për t’u përballur me fenomenin e tekfirizmit dhe përcjelljen e këtij fenomeni, e kjo mund të themelohet më vonë, dhe rezultatet janë të rëndësishme, efektive dhe praktike :

 

  • Çdo tekst fetar ose referencë kulturore mund të shndërrohet në një platformë për hedhje në tekfirizëm dhe radikalizëm të individit ose grupit, që do të thotë që tekstet fetare vetë tolerojnë interpretimin dhe monopolin e interpretimit.
  • Rrethanat historike çojnë në tekfirizëm në rast të varfërisë, injorancës, humbjes dhe poshtërimit, ose në rast të trazirave politike dhe krizave të mëdha.
  • Shfaqja e njerëzve me tendenca ekstremiste, të karakterizuara nga aventura ose fantazi ose fama ose të gjitha, ato shkojnë në doktrina të tilla, dhe pavarësisht nga rreziku i tyre i kufizuar, por ato janë një motiv për kulturën që tregojnë brenda saj.
  • Sjellja e sistemit politik, aftësia e tij për të bindur, ndikuar, legjitimitetin e tij dhe masën në të cilën pritet. Sjellja e regjimit zakonisht përcakton reagimet e publikut. Në rastin e ekstremizmit të regjimit në përgjigjet e tij, publiku do të jetë ekstrem në reagimet e tij.

 

Për këto arsye, frekuenca e fenomenit të tekfirizmit mund të shpjegohet në çdo kulturë, në çdo epokë, nuk do të ndalet për aq kohë sa jeta e njeriut mbetet në këtë planet. Edhe regjimet liberale dhe laike nuk kanë qenë në gjendje të eliminojnë fanatizmin fetar, nacionalizmin dhe sektarizmin. Ai njeriu u shndërrua në një trup fizik ose thjesht si një “konsumator” dhe nuk mund ta largonte identitetin e tij të shumëfishtë.

 

aman-dostor.org

Përktheu : Zuhdi  Hajzeri

(Vazhdon…)

Postime te ngjajshme