Kjo është rruga e drejt që duhet proklamuar.!

Besimtarët mysliman çdo ditë në namazin apo lutjen e tyre e këndojnë kaptinën Fatiha e që në gjuhën tonë ka kuptimin e çelësit.Pra kjo kaptinë është çelës i Kuranit sepse në renditjen e saj është kaptina e parë.Përmbajtja e saj është shumë kuptimplote, e njëri citat brenda saj që këndohet krahas kaptinës është: “ udhëzona në rrugën e drejt”.

Këndimi i saj çdo ditë dhe shumë shpesh ka qëllim thirrjen e besimtarit drejtuar Zotit për qëndrueshmëri në besim dhe vlera njerëzore.Rruga e drejt është edhe ajo që e praktikoj profeti Muhamed a.s.Për te është shkruar gjerë e gjatë nga të gjithë. Biografia e tij si individ dhe si i zgjedhur nga Zoti është e bujshme në përditshmërinë e tij njerëzore dhe me njerëz.

Ndryshe kemi edhe shumë të atillë që e kanë devijuar biografinë e tij duke e zbehur në masë të madhe personalitetin njerëzor të tij dhe të dërguarve tjerë.Ne u themi atyre ekstremistëve që kanë devijuar biografinë e të dërguarit a.s:A ka ndodhur që Muhamedi të ketë shkaktuar gjakderdhje e kaos mes njerëzve?A ka ndodhur që ai të i vret robërit?

Ai ka folur për tolerancën dhe e ka mbajtur atë, kurse të tillët që sot thirren në emër të tij e veprojnë të kundërtën, urrejtjen, kaosin dhe çrregullimin në tokë.!Ai ishte i dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin, kurse disa ndjekës të tij aspak nuk paraqesin mëshirë e respekt për njerëz.Është koha dhe momenti që devijimin e bërë të mrekullisë paqësore, mëshiruese ta kthejmë në binarë të duhur e të shëndosh.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

65 − 57 =