Këtyre ligjëratave ne u themi gjëegjëza

Dëgjojmë e përcjellim shumë fjalime të ndryshme që bëhen duke predikuar fenë Islame. Ka fjalime që mahnitin nga shtjellimi e bukuria madhështore e thirrjes për të qenë i çiltër me Zotin dhe me njerëzit.Ka shumë tjera që vërtetë të bëjnë të shohësh veten se vërtetë çfarë jemi e kush jemi.

Ka folur ujku, ka folur dela e ka folur gomari etj.Janë gjëra që e përbuzin dhe e largojnë secilin njeri të mençur nga një thirrje e tillë. Të flasësh gjëra të këtilla janë krejtësisht gjëegjëza e të cilat jo nuk janë të vërteta por në realitet janë dhunim i mendjes, fyerje e trurit, nënçmim i njeriut dhe ofendim ndaj Muhamedit a.s.Ky zotëriu thotë se një njeri u habit nga të folurit e ujkut. Ujku i thotë; Kjo mos të befason, por unë po të them ec në Meke se atje ka ardhur pejgamberi Muhamed a.s.Njeriu i befasuar, vazhdon gjëegjëzën , shkoj drejt e në Mekke dhe e takoj dhe e besoj Muhamedin a.s si të dërguar të Zotit.

A vërtetë kemi nevojë që fenë e Zotit, besimin, ta shpjegojmë me rrëfime horror?

Një fe e këtillë nuk është fe, as njerëzore por është djall që e predikojnë djajtë.

#foltah

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

81 − = 78