Këtu është mendja- ngjarja e gomarit që solli përleshjen…

Mendja e të menduarit janë një nga dhuratat më të çmuara dhe me vlerë që Zoti i dha njeriut. Por pak njerëz e diskutojnë se ku në të vërtetë qëndron mendja, logjika e të menduarit.
A është në zemër, sy, vesh a po në ballë të fytyrës..? Edhe “egërsira” ka mendje, e ka të veten.
E KUSH ËSHTË MENDJA PRA?
Mendja është një kohë e hollë në të cilën pulsi dhe rrahja e zemrës ndahen afërsisht për një sekondë.
Kur një person shndërrohet herë nga mësues në folës e herë nga folës në mësues e më pas e ngadalëson rrahjen e zemrës ku mund të lexon atë se çfarë keni në ballë.
Nëse mbledh 60 të rrahura të zemrës dhe i numëron ato e të duken të gjata, atëherë pa dyshim se do e gjesh veten në skllavëri. Por nëse e numëron për një sekondë ose gjysmë sekonde atëherë ngjarjeve i përgjigjesh me mençuri.
Një njeri i urtë ishte duke ecur rrugës me djalin e tij, dhe papritmas ai e goditi një njeri në krah, kurse njeriu ia ktheu: A je ti gomar…? I urti për gjysmë sekonde me shpejtësi u përgjigj: Nuk jam gomar dhe eci!
Djali i tij i tha babait: Ai të tha gomar e ti nuk pate guximin t’i thuash asgjë!
Njeriu i urtë i tha djalit: Pyetja e tij ishte gjë normale. Sepse unë i thashë jo nuk jam gomar, s’jam lloj krijese si ai.
Djali insistoi me ngulm dhe i tha babait: Ti ke vesh uniformën e njeriut të urtë për ta fshehur frikën që ke.
I urti, babai i tha djalit: po dëshiron ta përsërisim sërish lojën me të njëjtin njeri por me kusht që ti të luash lojën e fjalëve? Djali i tha: PO!
Shkuan dhe e takuan njeriun dhe djali për t’u hakmarrë për babain, e godet atë me krah dhe i tha: A je ti gomar? Njeriu ia ktheu: Gomar je ti.. Djali i tha: Ti e kështu vazhduan derisa njeriu e godit me grusht dhe e rrëzoj për toke djalin të përgjakur.
Filluan rrahjen e madhe dhe njerëzit në treg u grumbulluan vetëm shikonin e askush nuk ndërhynte, derisa erdhi një burrë u tha të dyve: O ju njerëz, si është e mundur ju po shikoni këta dy gomarë duke u rrahur dhe nuk po ndërhyni…
Të dy e ndërprenë rrahjen dhe ju kthyen këtij burri: A ne jemi gomar sipas teje?
Të dytë iu vërsulën burrit dhe i thanë ti je gomarë dhe e rrahën derisa erdhi një njeri i urtë i cili iu drejtua njerëzve që shikonin rrahjen: O njerëz, si është e mundur po shikoni këta tre njerëz duke u rrahur e s’po ndërhyni?
Këta tre që godisnin njëri tjetrin e ndërprenë rrahjen mes tyre dhe ju drejtuan këtij: “ A ne jemi njerëz a-bij të Ademit.
I urti ua ktheu: Po, ju dhe ne gjithë këtu jemi njerëz e jo gomarë. E morën të tretë dhe e futën në mes duke kërkuar faljen dhe ndodhi pajtimi midis tyre.
E shihni se si njeriu nganjëherë duke e përsëritur njëjtën fjalë vërtetë bindet se qenka i tillë…
Në fund erdhi njeriu i urtë për ta marr djalin e tij të dërmuar nga rrahja, dhe i tha: Apo e sheh që unë i thashë që në fillim që JO s’jam gomar është më e dobishme se belaja.
Në këtë ngjarje shohim reagimin e shpejt të mendjes që është një fije e hollë midis pulsit dhe të rrahurit të zemrës., pra janë në pyetje gjysmë sekonde për të shpëtuar nga belaja.
Nëse njeriu e ndal gjysmë sekonde pulsin, arrin ta lexoj ballin e tjetrit se çfarë ka në plan. E nëse e rrahura e zemrës i paraprinë pulsit atëherë kërcet belaja.
Zoti në Kuran ka thënë: ..dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt…Ahzab 10

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 1 =